Dr. Kadrije Ahmedi si specialiste e fizioterapise pos si mjeke ne Presheve ajo në Lugine njihet si politikane qe shpesh e quajnë si “Hillary Clinton ” e Preshevës e cila kete decenie te fundit i ka kontribuar avancimit te proceseve shoqerore dhe demkratike ne rajon.

Te kujtojme diskutimin e znj. Kadrije Ahmedi kandidate e listës, e cila duke ju drejtuar liderëve preshevarë, kishte theksuar veç tjerash se “bojkoti nuk është patriotizëm , por patriotizëm është të kërkosh të drejtat e tua në mes të Beogradit!”

Dr. Ahmedi si kuader kosovare meqe ka perfunduar Fakultetin e Mjekesise ne Universitetin e Prishtinës e cila rreth rreth 15 vite vepron si specialiste e fizioterapise ne Shtëpine e Shendeti ne Preshevë, fillimisht per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” thote se “Une ktu punoj ne sherbim te prakses se pergjithshme, faktikisht kam te bej me popullaten e moshes madhore. ankesat e pacientave te cilat jan paraqitur ne keto dite te nxeta te veres jan kryesisht me semundje kronike, hipertension,smenduje te mushkrive , per vec tyre ne raste te rralla kemi pasur edhe semundje sezonale qe jane me gastrite , jashteqitje..etj”

Se sa eshte e kenaqur me kushtet e punes dr.Kadrije Ahmedi ne vazhdim pohon se “nuk jami fare te kenaqur per shkak se perkunder asaj se shumica qe sherbejme ne ambulanc jemi femra , por zeri jone degjohet shum pak. Por qka eshte nje e mire se shefja e prakses se pergjithshme eshte doktoresha Arbenita.. Sa i perket pagave per momentin nuk jemi te knaqura fare, sepse na u ka hequr ajo paga shtese qe e kemi pasur per 12 vite…

 

Me mire mjeke humaniste se sa politikane ne nje vend ku nuk te shkon fjala

“Hillary Cliton” e Presheves tregon pse dezertoi nga politika dhe pse ju kthye profesionit te mjekes ? “Arësyja pse jam terhequr , eshte shum personale besa nje cik edhe e zhgenjyer me zhvillimet ne rajon. Jam terhequr per shkak arsyjeve shum personale e familjare, sepse kam dy studente qe kam obligim ndaj tyre dhe qe duhet perkushtuar atyre.. Aresyeja tjeter eshte pse e lash politiken dhe ju ktheva profesionit me mantele të bardhë eshte se kontaktet me qytetaret e mi si mjekte që me duket me shume po i kontrobuoj popullates sime se sa me politike. Pra , keto ishin gjithe arsyet pse ja theva shpinden politikes..”

 

Zonja Ahemti vec si politikane kishte zhvilluar edhe disa aktivitete, miusone humanitare sikur ai për të ndihmuar shpëtimin e një jete në nevojat e shfaqura për operacionin e vogëlushes Tana Sabedini nga Presheva .

Aksioni humanitar per te sheruar voglushen jashtë vendit është organizuar mbrëmje humanitare nga një grup grash të vullnetit të mire. Para të pranishmeve fjalën e mori Kadrije Ahmedi iniciatore këtij aksioni human e cila falënderoi të gjitha gratë që treguan gatishmëri për të kontribuar në këtë formë. Dr.Kadrije Ahmedi ne kohen kur merrej poltike kishte vizituar dhe zhvilluar nej sert takimesh me deputete shqiptare ne Kosove dhe Shqiperi.

SHPËRNDAJE