http://www.botasot.info/img/Alien-Bechara.jpegAskush nuk mund të mohojë që Gonsalo Higuaìm është një goleador i lindur edhe jashtë fushës së lojës. Pasi mbylli historitë e dashurisë më aktoren Soledad Fandinjo dhe modelen Lusiana Salasar, sulmuesi i Realit të Madridit duket se ka nisur një lidhje të re.

Këtë radhë, Higuaìn ka bërë për vete një prej protagonisteve të një prej programeve televizive në Argjentinë, Ailèn Beçara. Gonzalo dhe Ailèn u njohën në fillim të muajit tetor, kur futbollisti ndodhej në Argjentinë i grumbulluar me përfaqësuesen e tij për ndeshjet eliminatore të Botërorit të vitit 2014.

Më pas dy të rinjtë u takuan sërish në 9 nëntor, kur Higuaìn shkoi te banesa e Ailèn ku qëndroi për disa orë. Një gjë e tillë u konfirmua edhe nga vetë Ailèn e cila më pas shtoi se me Higuaìn vetëm sa u zhvillua një bisede shoqërore dhe asgjë më shumë, deklaratë kjo që lë shumë vend për dyshime…

SHPËRNDAJE