Në Maqedoni po vazhdon edhe sot dërgesë e produkteve të nevojshme ushqimore me helikopter për popullatën nga komunat Likovë, Rankovcë, Kriva Pallankë dhe Novacë. Dërgesa kryhet në rrugë ajrore.

Me produkte të nevojshme ushqimore, ushqim të kafshëve, ilaçe dhe pajisje higjienike do të furnizohen banorët e fshatrave, Alashovc, Lukare, Goshincë, German, Bratlia, Krivi kamen, Gulince, Drenak, Staravinë Gradeshnicë, Budimirc, Zoviq, Skoçivir, Grunistë, Grumazi dhe Iveni.

Nga QMK-ja informojnë se nëse lejojnë kushtet e motit nga ajri do të kryhen furnizimet me sende ushqimore edhe në komunat Çuçer Sandevë, Sopishtë, Studeniçan dhe Zelenikovë. Në këto komuna janë të pakalueshme rrugët deri në Tanushë, Brezë, Malinë, Patishka Rekë, Dërzhilovë, Cërni Vërv, Osinçanë, Cvetovë, Elovë, Malçishtë, Koliçani i Epërm, Cërvena Vodë, Paligrad, Pagarushë, Vërtekic, Gaber, Dobrinë, Dejkovc, Tisovicë, Gumalevë dhe Gradovc për shkak të borës dhe mbetjet e borës janë të larta deri në 2 metra.

Qendra për menaxhim me kriza do t’i koordinojë këto intervenime me njësitet e ARM-së.
Ng QMK-ja shtojnë se në mbledhje është vendosur nga ana e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim të angazhohet mekanizëm ndërtimor për pastrim të akseve rrugore konform nevojave që janë të vërtetuara thote zedhenesi i QMK-se, Fitim Lloga.

Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale të Maqedonisë në orët e mëngjesit po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar në kushte dimërore dhe në rrugë të lagështa me mbetje të borës. Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese ka në aksin rrugor Mavrovë-Dibër, Dibër-Strugë Tetovë-Kodra e Diellit.

Për të gjithë autobusët ndalesë ende ka vetëm në Kodër të Diellit dhe qafën malore Strazhë. Në aksin rrugor Manastir-Nizhepole-Molika (P506) është i obligueshëm shfrytëzimi i pajisjeve dimërore për të gjitha llojet e automjeteve.

Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike bëjnë të ditur se do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe kryesisht i thatë me periudha dielli dhe me temperaturë të mëngjesir prej minus 19 deri në minus tetë gradë, ndërsa të ditës do të mbahet prej -11 deri në -2.

SHPËRNDAJE