Boksieri shqiptar, Haxhi Krasniqi, apo Robin, siç njihet më së shumti, arriti të triumfojë në sfidën ndaj polakut Grafka, pas 8 raundesh. Bokiseri yne boteror Haxhi Krasniqi ne nje bisede për agjencine e lajmeve  “Presheva Jonë” kishte paralajmeruar fitoren kundër polakut.

Në një atmosferë fantastike, të krijuar nga tifozëria shqiptare, që nuk rreshti së mbështeturi Robin Krasniqin, 30-vjeçari nga Juniku ia doli të zhvillojë një ndeshje mjaft të mirë në 4 raundet e parë, ndërsa në 4 të tjerët ndjeu lodhjen dhe si rrjedhojë, lëshoi terren ndaj kundërshtarit.

Boksieri shqiptar, Haxhi Krasniqi, cka i tha gazetarit nga Presheva ne prag te meqit me polakun?

Gjithsesi, ia doli të ruajë avantazhin fillestar dhe të triumfojë në këtë sfidë. Krahas Robinit, këtë mbrëmje triumfuan edhe boksierët shqiptarë, Elvis Hetemaj dhe Jurgen Uldedaj. Krasniqi rikthehej në ring pas thuajse 10 muajsh, kur humbte përballë gjermanit Arthur Abraham.

Fitore e madhe e Haxhi Krasniqit kundër polakut, Grafka, në fakt e hap rrugën për t’u ngjitur në luftë për titullin e kampionit. Një fitore e madhe në versionin WBO në kategorinë super të mesme.  Bokiseri yne boteror Haxhi Krasniqi ne nje bisede për agjencine e lajmeve  “Presheva Jonë” kishte paralajmeruar fitoren kundër polakut.  “Me dhimbeset ky kolgu polak Grafka qe me 3 shkurt te vitit te ardhshem do te beje me fol vetemevete..Kam pershtypjen se ai me del ne rin pasj nje muaji me mua pasi duket se nuk ak degjuar per mua as per shiptaret, se absh me na njft tybe n dal perballe meje” , ka thëne kampioni ynë  i boksit Haxhi Krasaniqi per gajencione e lajemeve “Preshgecva Jonë” para 4-5 javesh ne Prishtinë. Kjo është fitorja e 47-të në karrierën e Krasniqit, i cili synon titullin e kampionit botëror në kategorinë e peshave super të mesme.

SHPËRNDAJE