Lëvizja Vetëvendosje është e bindur se do të dalë e para në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka thotë se vetëm me programin e tyre do të sigurohet një qeveri legjitime dhe demokratike.
Haskuka shprehet i bindur se do të kenë numër shumë të të madh të deputetëve sesa partia që do të dalë e dyta nga këto zgjedhje.
Ai mohon mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me subjektet politike, të cilat kanë qeverisur deri më tash por, le të hapur mundësinë e bashkëpunimit pas zgjedhjeve.
Haskuka në një intervistë për KosovaPress thotë se Gjykata Kushtetuese nuk ka mundur të vendosë ndryshe, vetëm se të shpallë të pavlefshme votën e deputetit Arifi për Qeverinë Hoti dhe të çonte vendin në zgjedhje të reja.