Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili e dërgoi vendin në zgjedhje të parakoshme, ka ndërruar menjëherë edhe qasjen e partive ndaj njëra-tjetrës. Disa parti kanë nisur t’i heqin vijat e kuqe, e disa të tjera edhe t’i vënë ato. Verehet posaccërisht heqja e vijave të kuqe nga të gjitha partitë kosovare, edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, për Partinë Demokratike të Kosovës.

PDK, nga një parti që në vitin 2019 të gjithë mundoheshin t’i vënë vija të kuqe, është shndërruar në një parti ku të gjitha partitë jo vetëm që po ia heqin vijat e kuqe, por edhe po i dërgojnë ftesa zyrtare për koalicione parazgjedhore. Si një ndër partitë që të më së shumti ka pasur vija të kuqe, Lëvizja Vetëvendosje, në këto zgjedhje ka zbutur qëndrimin e saj dhe përmes figurave kryesore si Glauk Konjufca e Albulena Haxhiu ka tërhequr këto ndalesa edhe për PDK-në, madje, e shohin edhe si partnerin kryesorë për të bashkëpunuar pas zgjedhjeve.

A do të kemi një koalicion në mes të LVV-së dhe PDK-së pas zgjedhjeve, e cila së bashku me pakicat do të mund të ishte një koalicion i 81 numrave që do të zgjidhnin edhe presidentin, kjo mbetet të shihet, megjithatë, duket se këto do të jenë zgjedhjet e parat ku partitë politike nuk do të kenë asnjë vijë të kuqe për njëra-tjetrën.

SHPËRNDAJE