Nga Muharrem SALIHU *

Në këtë periudhë intensive diskutimesh e analizash, deklaratash e kundërdeklaratash për marrëdhëniet Kosovë – Serbi, pak kush po merret me gjendjen e shqiptarëve në Serbi, kryesisht në 3 komunat autoktone MedvegjëBujanoc e Preshevë. Në Kosovë e Shqipëri vëmendja po përqëndrohet te komentet dhe deklaratat e ndërsjellta të drejtuesve politikë dhe po “harrohet” të shihet e të pasqyrohet gjendja e shqiptarëve në Serbi, të cilët janë të prekurit direkt të kësaj gjendjeje.

Por, nëse drejtuesit politikë dhe shtetarët në Kosovë e Shqipëri po heshtin dhe nuk po i kushtojnë asnjë vëmendje gjendjes së shqiptarëve që jetojnë në Serbi, e kundërta po ndodh në Serbi. Qarqet qeveritare po rrisin çdo ditë e më shumë presionin ndaj shqiptarëve, kryesisht në tri komunat autoktone Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, që të pranojnë si zgjidhje të vetme të problemeve mes shqiptarëve dhe serbëve, tezën e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Këto veprime kryhen nga qeveria serbe, si përmes presionit të drejtpërdrejtë, ashtu edhe përmes veprime konkrete të tërthorta.

  • Autori Muharrem SALIHU pos qe eshte nje biznesmen dhe vepreimtar i shquar ne diasporën shqiptare. Ai eshte presidentit të Forumit Shqiptar për zhvillimin ekonomik në Serbi –AFEDS
SHPËRNDAJE