Ramush Haradinaj ka thënë se Lugina e Preshevës nuk do të bëhet pjesë e pazareve.

Ka thënë se një temë e tillë nuk duhet të përfshihet në dialogun me Serbinë.Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se për asnjë çmim nuk e bëjnë pjesë të pazareve Luginën e Preshevës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Prishtina

Ai ka thënë se përfshirja e temave mund te jetë rrezik në atë çka ka mbërri Kosova deri tani.“Ne Luginën e duam me zemër, pa kushte, nuk e shtimë në pazar luginën me asgjë, pra Lugina është Luginë. Por, përfshirja e temave mund të jetë me rrezik në atë çka kemi mbërri deri tash”, tha Haradinaj. Këto komente i ka bërë pas homazheve që ka bërë te varret e Nuhi Berisha e Rexhep Malaj.

SHPËRNDAJE