ramprotsd​Haradinaj: Sot Kosova është në këmbë

Me fjalimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj është përmbyllur protesta e sotme.

Duke e parë masën e madhe të protestuesve Haradinaj tha se Kosova është në këmbë.

“Ne jemi po ky popull që e ngriti Kosovën në vitin 1999. Për me ta fituar të drejtën tonë jemi flijuiar me dekada ndërsa me pavarësinë e Kosovës është vendos pqja në Ballkan. Por sot jemi duke e humbur shpresën në vendin tonë”, tha Haradinaj.

Kryetari i AAK-së tha se Kosova është në rrezik nga dy gjëra, ndërhyrjet nga shteti fqinj dhe nga Qeveria.

“Nga Qeveria është rrezik sepse me korrupsion e ka mbyt shoqërinë. Po ashtu kjo Qeveri rrezikon kushtetutshmërinë ndërsa me Asociacion dhe Demarkacion humbim shumë”, tha Haradinaj.

Haradinaj kërkoi nga Qeveria që t’ia kthejë mandatin qytetarit ndërsa tha se vetëm të bashkuar mund të fitojnë.

 

 

Limaj: Ne i meritojmë vizat por nuk do ta japim tokën

demlimmLideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj edhe një herë u ka bërë thirrje koalicionit qeverisës që të jap dorëheqje, pasi është qeveri anit-kushtetuese. Ai theksoi se qytetarët e Kosovës meritojmë vizat por nuk do ta japim asnjë pëllëmbë tokë.

Ai ka thënë se sheshi i kryeqytetit është i mbushur plotë me mesazhin e qartë se po vazhdojnë me kundërshtimin e qeverisë jokushtetuese.

“Sot ne në këtë shesh i bëjmë thirrje këtij koalicioni për dorëheqje pasi ka shkel kushtetutën e vendit. Që nga dita e parë kjo qeveri në vend që të fillojë për ta ndryshuar jetën e qytetarëve ata filluan mashtrimin e qytetarëve. Po na thonë se po i marrim vizat e po japim tokë por jemi këtu që t’u themi se ne i meritojmë vizat dhe nuk do ta japim asnjë pëllëmbë tokë. Më vonë do ta na tregojnë për një Pazar tjetër, ku do të thonë po formojmë Asociacionin dhe po formojmë ushtrinë, ne i themi po ushtrisë dhe jo asociacionit”, tha ai.

Çun Lajçi, proteston me recital

demcuniProtestuesve të shumtë u është drejtuar edhe aktori Çun Lajçi.

Por ndryshe nga folësit tjerë që kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë, aktori ka luajtur një performancë me recitalin për gjeneralët.

Aktori Lajçi njihet për recitalet e tij që u ka kushtuar dëshmorëve të kombit. Ai është më origjinë nga Rugova.

ramamdpdpé

ramaprptois

rammaad

SHPËRNDAJE