Preshevë, 4 dhejtor  -Gati 20 vite pas luftes ne Kosovë dhe dhjete vite pas pamvaresise se saj, familjet ende kerkojne te afermit e tyre mbi 1650 persona të zhdukur. Shumca e ketyre te zhdukurve janë shqiptare. Por ne mesin e tyre ka edhe nga radhet e minoriteteve serbe, romë etj..

Zhdukja e 6,057 personave – në lidhje me konfliktin që u shpërthyen në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999 dhe pasojat e tij – janë raportuar në KNKK. Ndërsa procesi i hulumtimit ka punuar dhe lehtësuar vuajtjet e familjeve të 4,407 njerëzve, ajo ka sjellë pak ngushëllim për familjet e rreth 1,650 personave të zhdukur që vazhdojnë të jetojnë me frikë.

 

Më shumë se 1.600 familje jetojnë ende duke pritur që të dashurit e tyre të zhduken për pothuajse 20 vjet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova do të pranojë pajtimin me Serbinë në këmbim të njohjes. Kjo nuk do të thotë se do harrohen krimet e bëra. Keto prononcime Haradinaj i ka bere gjate nje interviste për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Haradinaj ketu duke permendur nje raport te OKB-së per dhunimin e 20 mije femrave kosovare nga ushtaret dhe paramalitaret serbe bashke 1650 te zhdukurit ne Kosovë ka pohuar se “Serbia edhe nëse kërkon falje një dite, nuk mjafton nese nuk ndeshkon autoret e krimeve, dhunimeve ne Kosovë. Haradinaj ka kerkuar nga Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hhan qe tt’i drejtohen presidentit serb Aleksander Vucic qe te kerkojne e falje shqiptareve per krime, dhunime dhe qindra te zhdukurve ne Kosovë dhe te njohin Koseven shtet. Dhe atëhere ne do te mendojme për heqjen e taksës 100 per qind vene Serbisë..” ka thëne kryeministri kosovar Ramush Haradinaj për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

Ceshtja e te zhdukurve ne Kosovë nuk eshte nje brende vetem e familjareve dhe autoriteteve kosovare, por edhe e atyre nderkombëtare.

Zyrtaret e Komunitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (CICR) thone se pas 19 vjetësh lufta Kosova në të gjitha sferat ka shënuar progres, por jo edhe me të zhdukrit, ku këkrohen ende rreth 1450 persona, njofotn agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga selia e CICR-së ne Gjenene.

Peter Maures, president i ICRC për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ne Zvicër: Dialogu i Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, rast i mirë për të gjetur të zhdukurit në Kosovë

Shefi ICRC-së z.Peter Maurer nga Beogradi dhe Prishtina, ai kërkon që çështa e të zhdukrve të mos politizohet por te punohet me shume ne zbulimin e rasteve. “Organizata jonë ndërkombëtare ICRC nga Gjeneva kërkon nga qeveria serbe dhe ajo e Kosovës të punojne me shume ne gjetjen e te zhdukurve ne Kosovë. Kjo gjë mund të avancojë tash në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel që palët duhet të punojnë edhe në këtë drjetim” ka deklaruar z.Maurer.

SHPËRNDAJE