Haradinaj me gazetarin e agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” nga Franca: Disa media në Serbi por edhe ne Kosovë fjalën “luftë” keqintepretuan apo interpretuan sipas qejfit te tyre…

Ish-kyeministri i Kosovës, njëherit lideri i AAK-së Ramush Haradinaj gati qe kater muaj po mbahet i zoluar ne Strasburg nga qarqet franko-serbe edhe pas tri paraqitjeve ne gjykatat franceze ne Colmar. Paraqitja e radhes, e fundit javene  ardhshme, ku edhe do te jep verdiktin per (mos) ekstradmin e Haradinajt, lideri i AAK-së ne një intrviste dhene sot agjencise së lajmeve “Presheva Jonë” eshte treguar optimist, sepse, siq u shpreh ai “nëse pyetet drejtesia, ashtu siq u pyet ne Hagë dy herë, do te jetë i lirë, e nëse pyetet Serbia, sigurisht se jo…”

Kreu i AAK’së, i cili po mbahet në Francë që nga 4 janari, kur është arrestuar sipas një fletarresti të Serbisë, fton qytetarët dhe ata që besojnë në të që të mos shqetësohen pasi thotë se beson në të drejtën e tij. Ndërkaq, ai është shprehur i qartë se nuk e njeh juridiksionin serb mbi të.

 

Haradinaj nga Franca: Disa media ne Serbi por edhe ne Kosovë fjalën “luftë” keqintepretuan dhe e interpretuan sipas qejfit te tyre…

Se cfare pret me 27 prill nga Gjykata e Colmarit z. Ramush Haradinaj ne fillim ka pohuar se “Le ta shtyjne sa të duan vendimin. Edhe Franca një ditë do të lodhet me gënjeshtat e Serbisë. Meqenëse procedurat jane shterrur, tash ka mbetur vetëm vendimi perfundimtar, siq i thone verdikti i cili do te jepet me 27 prill te këtij viti nga Gjykakata e Apelit në Colmar. Gjykata do te jap mednimin e vete se a jane përmbushur kriteret apo jo për ekstradim.  Por, nje pjese e madhe e popullise ne Kosovë jane te nervikosur, të mërzitur me keto padrejtesi qe po ju behen liderëve, personaliteteve te tyre dhe ish-komandantave te UCK-së, clirimitarëve te vendit qe i kontribuan proceseve, paqes dhe stabilitetit ne rajon. Ne rastin tim, une  kam respektuar ligjet vendore, evropiane dhe nderkombëtare , siq u deshmua dy here ne Hagë.  Me këto stergjatje, lojëra politike me liderët e saj, populli shqiptare ne Kosovë nuk kane aspak besim në Serbinë dhe disa vendeve te cilat ende i besojne propagandes së saj. Me 27 prill në Colmar presim nga Franca që t’mos i besoj Serbisë, sikur shqiptaret dhe shumë vende botërore..”

 

Se si i komenton shkrimet  e fundit ne disa mediave nga Begradi deri  në Prishtinë me fjalën “lufte” nese nuk do te liroheshit me 27 prill,  duke përfolur ketu emrat e Haradinajve, ish-kryeministrit kosovar, aktualisht i izoluar ne France në fund eshte përgjigjur se  “Populli i Kosovës eshte liridashës dhe nuk ka e deshur kurre luften, por e këte na e ka imponuar Sarbia, por  edhe ne i kemi treguam mirë se si luftohet dhe mbrohen tokat tona. Populli i Kosovës eshte martirizuar, populli yne me i vuajturi ne Evropë i cili ka perjetuar masakra dhe gjenocid dhe sot populli i saj eshte shume i interesuar qe të forcohet paqja, shteti.. Aktualisht ne Evropë vetem Nikolic, si nje president i nje vendi, vetëm Serbia kerkon luftë.  Shkrimet e fundit ne disa media ne Serbi por edhe ne Kosovë keqintepretuan dhe kane interpretuar sipas qejfit te tyre disa deklarata dhe fjalës luftë dhe spatrime etnike, kur e tere bota e dine se kush kercnoi e kush deshti lufte, kush beri gjeoncid e spastrime etnike para vititi 1999.   Dihet, se nga ky vit Kosova e ka kryer me luftën. Dhe tash pozicionet tona dihet, kemi qëndruar perballë makinerise se Miloshevicit, perballe forcave serbe, madje dhe sot dol të qendrojmë perballe tyre, dihet nëse provokohemi apo kerncohemi nga ata..Une nuk i frikësohem drejtesise dhe askujt perreth saj. Kjo porosi mbetet e perhershme e perjetshme !..”

 

Per fund, derisa zyrtarët e Interpolit, në Lion kanë  pohuar për agujencine e lajemeve “Presheva jonë” se nuk kanë e kërkuar arrestimin e Haradinajt apo nëse dy gjykatat ndërkombëtare në Hagë e mohojnë një gjë të tillë, atëherë pak a shumë mund të dihet se prej nga e ka këtë “bakshish” Haradinaj i cili u arrestua menjëherë pas ftesës se presidentit amerikan Trump për të marrë pjesë në ceremoninë presidenciale, pas refuzimit te demarkacikonit dhe pas deklaratave të kabineti të tij pro ushtrisë së Kosovës.

 

SHPËRNDAJE