Preshevë, 20 prill  -Kryeministri i Republikes se Kosovës per cdo dite pret delgacikone , personaliotete e perfaqesues te ndryshme te vendeve boterore dhe ato nderkombëtare. Pamvaresisht se ishte dite dite e diele kryeministrit kosovar ka pritur nje ekip te gazetareve nga “Presheva jonë”, agjenci kjo e vetme shqiptare ne Luginen e Preshevës.

Ndonjë i huaj që njeh mirë flamujt, sigurisht do ta kishte pyetur kryeministrin kosovar  mbi pullat e këmishës së tij, ku të to ishte dizenjuar flamuri i Shqipërisë dhe jo ai Kosovës.

Duket se Haradinaj është vetmi kryemistër, i vetmi personalitet i shtetit të Kosovës që bart simbolet e Shqipërisë.

Por gazetarët nuk kishin hezituar dhe e kishin pyetur kryeministrin për pullat, që në to ishte reflektuar simboli i flamurit kuqezi, duke i thënë:  Jeni kryeministër i Kosovës a i Shqipërisë?

Ai duke qeshur u tha se “sot i vura me kënaqësi sepse e dija se kam takim me shqiptare nga Lugina e Preshevës..”. Në fund e pyetën Haradinaj, nëse kryeministri shqiptar Edi Rama,  do të vinte në pullat e këmishës së tij simbole apo flamurin e Kosovës ? Rreth kësaj pyetje ai iu sugjeroi, që ta pyesinin vetë Ramën.

 

SHPËRNDAJE