Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb, Riza Halimi deklaroi sot për agjencinë FoNet se asnjë libër shkollor në gjuhën shqipe nuk ka arritur në Luginën e Preshevës. “Gjithçka është njëjtë si në vitin e kaluar, abetarja për të cilën ne kemi paraqitur iniciativën qysh në gusht të vitit të shkuar, ende nuk është kryer, kurse nxënësit shqiptarë nuk i kanë marrë as librat shkollor për gjuhën serbe, si gjuhë jo amtare”, tha Halimi dhe shoi se Trupi koordinues edhe këtë vit u ka dhuruar çanta shkollore me fletore për nxënësit.

Sipas tij, tekstet shkollore në gjuhën shqipe nga klasa 1 deri në atë të 4-të, për të cilat është arritur marrëveshja me Ministrinë e Arsimit të Serbisë.

“Është pothuaj e sigurt se ato nuk do të sigurohen deri në fund të këtij viti shkollor”, tha Halimi dhe paralajmëroi se për këtë problem do të japin mendimin edhe këshilltarët e tri komunave në Luginë.

Në selinë e Trupit koordinues në Beograd pohuan se 1 000 abetare dhe fletore ushtrimesh për fëmijët shqiptarë do të shpërndahen të hënën, kurse në entet arsimore në këto komuna pohojnë se nga shtëpia botuese u është thënë se abetarja do të shtypet në fund të javës së ardhshme

SHPËRNDAJE