Hagë, 30 janar  -Po bëhet pothuajse një muaj që nga arrestimi i kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë si pasojë e një fletarresti të bërë nga Serbia. Deri tash pos disa deklaratave “n’hava” me  këtë rast nuk është marrë apo protestuar nga askush seriozisht nga shteti i te cilit i takon Haradinaj, përveç partisë së tij, OVL dhe popullatës shqiptare brenda dhe jashtë Kosovës. Themi kështu sepse autoritet franceze kanë deklaruar se deri tash nuk kanë marrë ndonjë kërkesë zyrtare nga Prishtina për lirimin e tij.

“Haradinaj më parë në Hagë se në Serbi. Serbia pret prej autoriteteve franceze që Ramush Haradinaj të ekstradohet në Serbi, thotë për Deutsche Wellen, prokurori i gjykatës serbe për krime lufte, Milan Petrovic.

Mediat serbe, madje edhe disa portale në Kosovë kanë shkruar se “Haradinaj paska dy zgjidhje: Beogradin ose Hagën”.  Sa i përket kësaj të fundit agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka siguruar nga dy gjykatat ndërkombëtare (ICTY dhe specialja për Kosovën) se Ramush Haradinaj nuk ka lidhje me to dhe se ai vendin nuk e ka në Hagë por në Kosovë.

“Haradinaj u ndalua në Francë për akuzat që Haga e shpalli të pafajshëm”, ka thënë avokati i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili  është shumë i brengosur për ndalimin e Haradinaj në Francë.

Liliana Pitesa, zyrtare në kabinetin e kryeprokurorit të ICTY në Hagë ka deklaruar se “Haga e ka kryer punën  me ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Ai është i lirë. Për këtë ai ka dëshmuar dy herë në Hagë. Fundja ashtu-kështu për Haradinaj s’ka vend ne Hagë, sepse kjo gjykatë e ka vetëm emrin dhe hijen. Kjo dhe pak muaj, deri në fund të këtij viti mbyllet përfundimisht. Misioni i saj kompletohet pas dënimit të Kraxhiqit dhe Mladicit.. ”

Ngjashëm ka deklaruar sot edhe Avis Benes nga Gjykata speciale për Kosovën. “Tribunali special nuk ka lidhje me arrestimin e Ramush Haradinajt ne Francë, ndryshe ai do te arrestohej në Kosove dhe jo atje. Prandaj kjo afere s’ka gjëe të bëjë me specialen”, ka pohuar Benes zëdhënësja e Gjykatës speciales për Kosovën në Hagë.

Atëherë nëse s’paska të bëjë rasti i Haradinajt me Hagën atëherë pse u arrestua dhe mbahet i izoluar në Francë? Kësaj pyetje dy zyrtarët e Hagës  janë përgjigjur se “ish-kryeministri i Kosovës se ka vendin tek ne. Beogradi-Parisi-Prishtina mund ta dinë pse mbahet Haradinaj në Francë..” Derisa Interpol, ne Lion kane pohuar se nuk kanë kërkuar arrestimin e Haradinajt apo nëse dy gjykata ndërkombëtare në Hagë e mohojnë një gjë të tillë, atëherë pak a shumë mund të dihet se prej nga e ka këtë “dhuratë” Haradinaj i cili u arrestua menjëherë pas ftesës se presidentit amerikan Trump për të marrë pjesë në ceremoninë presidenciale dhe pas deklaratave të kabineti të tij pro ushtrisë së Kosovës.

 

 

SHPËRNDAJE