“Për lirimin eventual të Haradinajt, nevoitet pak kohë për të shqyrtuar sepse, aty parashtrohen shume cështje jo vetem administrative, por edhe ligjore, statusore…në rend të parë ajo e sigurisë, se kush garanton për këtë vizitë të Haradinajt në vendlindje: EULEX, UNMIK apo qeveria e Kosovës. Hagës i nevoitet një garancion serioz..“, ka njoftuar sot një burim nga TPI agjencinë informative „Presheva Jonë“

Hagë,15 dhjetor/ AIK-Presheva Jonë

 

Javën e kaluar u dha lajmi për „lirimin“ e Ramush Haradinajt publikuar gati nga gjitha mediat në Kosovë..megjithse TPI nuk kishte ndërmarur kurrëfarë vendimi  në ket drejtim. Madje as vete avokatet e zyrtaret e AAK-së ende nuk e kishin bërë një kërkesë të tillë. Kjo ishte hera e dytë që spekulojnë disa meda në Kosovë me emrin e ish-kryeministrit kosovarë.  

Burimet nga Haga sot i kane deklaruar agjencise informative „Presheva Jonë“ se kërkesën për lirimin e z.Haradinajt e kanë pranuar qysh tash gjatë kësaj jave, por sipas zyrtarve te tribunalit nderkombetar se “për lirimin eventual të Haradinajt nevoitet pak kohë për të shqyrtuar sepse, për lirimin e tij parashtrohen shume cështje, në rend të parë ajo e sigurisë, se kush garanton për këtë vizitë të Haradinajt në vendlindje: EULEX, UNMIK apo qeveria e Kosovës. Hagës i nevoitet një garancion serioz..“. Sipas zyrtarëve të TPI-së kërkesa për lirmin e z.Haradinajt është në shqyrtim e sipër, nëse do të jetë e favorshme do të dilet publikisht me njoftimin, nëse jo, nuk komunikohet asgjë.

 

SHPËRNDAJE