Dark Mode Light Mode

Google Maps nga tash do të mbajë në mend vendin ku e keni parkuar veturën

Google Maps aktualisht ka hedhur në treg përditësimin, i cili në vete ka edhe një lloj opsioni të dobishëm. Nëse ndonjëherë ju ka ndodhur të keni harruar se ku e keni parkuar veturën, kjo nuk do të jetë më problem pasi Google Maps do të mbajë mend për juve lokacionin e veturës suaj.

 

Përditësimi i ri punon në mënyrë të veçantë. Me rastin e lëvizjes së këtij opsioni gjithçka që duhet të bëni është të shtypni pikën e kaltër dhe pas kësaj në vendin ku e keni parkuar do të dalë shenja ‘P’, transmeton KosovaPress.

Advertisement

 

Por, Google Maps do të sjellë edhe disa risi. Kështu që nga tash do të mund të urdhëroni aplikacionin që t’ju përkujtojë në rast të skadimit ta shtyni vazhdimin e parkimit. Ekziston edhe mundësia që të shkruani koment për vendin ku e keni parkuar veturën, në mënyrë që ta gjeni më lehtë vendin.

 

Përditësimi i ri i Google Maps tash për tash është i qasshëm vetëm për përdoruesit e Android, shkruan Tech Crunch.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 5 =

Previous Post

Elseid Hysaj shigjeton Taulant Xhakën dhe Amir Abrashin

Next Post

​Illyrian Elite tregon pse protestuan në Palermo: Ja kundër kujt ishim (Foto)

Advertisement