Sipas revistës amerikane ‘Globe Magazine’, Zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Obama ka një lidhje jashtëmartesore sekrete! “A po e tradhëton ajo Presidentin Barack Obama?!? Ne ndjejmë se po afrohet një skandal”, shkruan revista ‘Globe Magazine’.
Kjo revistë shkruan se kanë skupin më të madh për momentin pasi kanë zbuluar se Zonja e Parë e SHBA ka lidhje me një agjent special.
“Zonja e parë po përjeton një romancë dashurie sekrete ndërsa Obama po lufton të ruajë Presidencën. Marrëdhënia e tyre e brishtë u trondit më tej nga një telefonatë tronditëse në mesnatë gjatë udhëtimit të Michelle-s në Las Vegas. Pati një debat mes Zonjës së Parë dhe Presidentit” citon Globe duke theksuar se e mbron fort lajmin sepse ka hulumtuar dhe ka fakte.
Ndërkohë mediat e tjera referuar kësaj reviste deklarojnë se mund të ketë stuhi në martesën e ciftit Obama, dhe ndonjë divorc të mundshëm.

SHPËRNDAJE