Aksionet spektakolare të policëve të EULEX-it të cilë me urdhër të Gjykatës Speciale po defilojnë gjatë gjithë ditës me media duke kryer arrestime të njerëzve që kanë shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit me drejtësinë, dyshohet se po bëhen me qëllim.

Qëllimi i spektaklit provokativ po duket të jetë nxitja e trazirave dhe dhunës në Kosovë, për të gjykuar pastaj shtetin e Kosovës se gjoja po pengon në drejtësi, ndërkohë që dështimi i drejtësisë tashmë u konfirmua ku nga Gjykata Speciale rrjedhën dokumentet zyrtare të Dhomave të Specializuara ku dëshmohet se të gjitha provat e tyre janë të marrura nga kriminelët e Serbisë që jetojnë të lirë pavarësisht masakrave e krimeve të kryera në Kosovë.

Derisa nga njëra anë askush në Gjykatën Speciale nuk ka dhënë përgjegjësi për dokumentet e tyre që i kanë nxjerr jashtë, policët e EULEX-it me urdhër të të njëjtës Gjykatë sot arrestuan udhëheqësit e OVL UÇK të cilët i kanë pranuar dosjet e Speciales nga adresa fantome që i kanë nxjerr nga e njëjta Gjykatë.

SHPËRNDAJE