takkaddGjilan, 8 tetor  -Është kjo hera e dhjete ndoshta edhe me shumë që shkruajnë për një fenomen interesant, për martesa  mes serbeve dhe shqiptareve, por jo edhe mes meshkujve shqiptar dhe femrave  serbe. Ky fenomen interesant, sepse sikur të mos kishte luftëra me këtyre dy popujve apo “hasmëri” shekullore kjo dukur nuk do te shihet edhe aq interesante as nuk do të përfolej neper mediat kaq shumë.

Gjurmëve të këtyre martesave serbo-shqiptare gazetari i “Presheva jonë” në Kosovë  ka arritur të zbuloj se kush mund të qëndroj pas këtyre martesa mes të rinjve serb dhe të rejave  shqiptare. Një dihet se ne Serbi  për bashkimin e çifteve të reja serbo-shqiptare është një organizatë e ashtuquajtur humanitare në Beograd me emrin “Stara Raška”

Kjo organizata me emrin “Stara Raška” ka arritur t’i gjejë mbi  500 femra shqiptare që ishin të gatshme të martohen në Serbi për një hark të shkurtër kohor. Vete emri i kësaj organizate “Stara Raška” (Rashka e vjetër) që luan rolin e “mesitit” kuptohet se jo vetëm Rashka apo Shumadia, por e mbare Serbia po vjetërsohet dhe serbet e moshuar janë ne kërkim  të nuseve të reja për të shpëtuar rrezikun e shkatërrimit të Serbisë.

Pas zyrës “Stara Raška” në Beograd për martesat mes serbeve dhe shqiptareve,  një mision të tille të “mesitnisë” e bënë me mjaft sukses  edhe një zyrë me seli në Gjilan, janë mbajtur me shumes se  100 takime mes te rinjve serbe nga Serbia dhe shqiptareve nga Shqipëria.

Sipas burimeve edhe martesa e fundit në Bujanoc mes Dhuratës dhe Miroslavit është meritë nga kësaj zyra nga  Gjilani, prej nga dali mesitnia dhe “dashuria” mes “Dunjes” nga Tirana dhe Mirosllavit nga Bujanoca.

“Hyra në një zyre që fillimisht mu duk një vendbanim, lokal  privat.  Por brenda dukej krejt si zyre, telefona, plot letra, dokumente, fotografi…Aty ishin tre persona, dy burra dhe një femër. Njeri nga ta më tregoi një katalog me rreth 85  fotografish kryesisht serb te moshuar  nga Serbia dhe qika të reja shqiptare nga Shqipëria  të gjithë ishin beqarë  e beqarica..” thotë N.N nga Gjilani që deshi të mbetet anonim.

Sipas tij “Ne çdo foto ishte e shkruar emri dhe mbiemri i këtyre beqarëve në kërkim të fatit. Mbrapa fotos po ashti kishte të dhëna shtese ditëlindja dhe qyteti i “nuseve” serbe  dhe “dhëndurëve” shqiptar, bashke me to edhe të dhënat e profesioni te tyre, qifteve te ardhshme..”

N.N. ne fund ka pohuar se zyre të tilla  bashkëpunimi për të lidhur meshkujt nga Serbia dhe femrat Shqipëria ka edhe Tirane, Shkodër dhe Elbasan të cilat ne muaj  “prodhojnë”  se paku nga 10 qifte. Burimet kane mësuar se viteve të fundit e deri sot mbi 2000 martesa janë bërë mes serbëve dhe shqiptareve?!

SHPËRNDAJE