kd„Në Kosovë do të hapen të gjitha qendrat zgjedhore dhe qytetarët tanë që janë regjistruar në listën zgjedhore duhet ta realizojnë të drejtën e vet, në radhë të parë për shkak të rrethanave politike “, thotë Marko Gjuriq.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë në TV Most ka ftuar të gjithë serbët në Kosovë që të verifikojnë në janë në listën zgjedhore dhe që më 24 prill të drejtën e tyre zgjedhore.

Gjuriq serbët e Kosovës i ka ftuar të dalin në zgjedhje edhe si anëtar Partisë Përparimtare serbe (SNS) duke thënë se partia e tij ka arsye të gëzohet për zgjedhjet e ardhshme.Zgjedhjet parlamentare të Serbisë janë paralajmëruar të mbahen më 24 prill./GAZETAEXPRESS

SHPËRNDAJE