Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve e se a e kishte të ndaluar vizitën në veri të Kosovës, Gjuriq ka thënë se këto ditë është detyruar që nëpër Kosovë “të lëviz sikur Isa Mustafa”. Merre me mend, ky Isa Mustafa (komunisti jugosllav) jo qe nuk shkon e Presheve por nuk ja “fiton” as ne shtetin e tij, si Gjra hgere ne Veri , her ene Graqanice e here ne Prishtinë.. ?!

Në fillim të dhjetorit, Isa Mustafa, me bashkëpunëtorë, ishte detyruar që përmes rrugëve alternative të shkonte vë veri për të marrë pjesë në një inaugurim të një ure.

“Nuk mendoj se kjo i kontribuon normalizimit e marrëdhënieve por unë jam njeri i lirë. Serbia është vend i lirë dhe ne e dimë se si ruhen të drejtat dhe liritë e njeriut”, tha Gjuriq duke shtuar se duke ruajtur lirinë persona ruajnë edhe liritë dhe të drejtat e të gjithë njerëzve”, ka thënë ai, njofton Novosti.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, sot në veri të Mitrovicës ka hapur pompë benzine dhe ka vlerësuar se puna e kësaj pompe, sikur dhe e atyre në Zveçan e Zubin Potok, është legale sepse bëhet fjalë për ndërmarrjet ekonomike që janë në dy sisteme.

Vizita e tij ishte e ndaluar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

SHPËRNDAJE