Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka shprehur habinë me kërkesën e zyrtarit të Vetëvendosjes, Haki Abazi i cili ka kërkuar rigjykim të rastit të dekretit të presidentit për formimin e Qeverisë së re. Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ky pretendim i Haki Abazit dëshmon sa i padijshëm është ai dhe njerëzitbqë e rrethojnë Albin Kurtin.

Deklarata e plotë e Betim Gjoshi:

TALENTI I HAKI ABAZIT PËR TË TREGUAR HAPUR SA TË PADIJSHËM JANË Albin K. dhe Vetëvendosje nuk kanë arritur që t’i bindin as qytetarët dhe as gjyqtarët e kushtetueses se kanë të drejtë në pretendimin e tyre për mandatarin. Arsyeja se përse Albin K. dhe Vetëvendosje nuk kanë arritur t’i bindin qytetarët është pikërisht paaftësia për të ofruar shpjegime bindëse.

– Nuk mund të fitosh raste në Gjykatë me këshilltarë që për Drejtësinë nuk arrijnë të gjejnë shpjegime tjera veç këtyre shprehjeve pa shije se .

– Nuk mund të fitosh raste as me Haki Abaza që edhe kur bëhen zëvendëskryeministra nuk arrijnë ta mësojnë se . Miq të mi! U nxita të shkruaj nga deklarata e fundit e çuditshme e Haki Abazit, zëvendës i Albin K. po shkruan ai dhe po nxjerrë në shesh paditurinë e tij. Unë e kuptoj se të bërit politikë është art, por të kërkosh nga Gjykata Kushtetuese rigjykimin e një lënde tejkalon aftësinë për të shfaqur talent. Në fakt, Abazi po tregon talent për të treguar se sa të padijshëm janë dhe si e shohin funksionimin e shtetit. Prandaj, nuk mbulohet padituria duke bërtitur .

#Amatera #Mashtrues #Palaço

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=168156764727893&id=100046007122690&sfnsn=mo

SHPËRNDAJE