Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi ka reaguar ashpër ndaj deklaratës skandaloze të analistes Luljeta Aliu, e cila mbrëmë në emisionin Pressing, në T7 i është drejtuar Ardian Kastratit me pyetjen “Pse poe ofendon Kralevën?”.

Gjoshi përmes një statusi në Facebook është shprehur i shokuar nga krahasimi i votuesve të PDK-së me ata të Kralevës së Serbisë.

“PDK-në e dojnë njerëzit sepse është parti me vlera të larta kombëtare. Sojin e Lules së padijshme që shfaqet nëpër studio televizive e pengon vlera e madhe që e ka PDK-ja, angazhimi i dëshmuar kombëtar.”, ka shkruar ai.

Lexojeni postimin e plotë të Gjoshit:

Prej mbrëmë kam marrë me qindra mesazhe nga njerëz të njohur e të panjohur pas një deklarate skandaloze të një pseudoanalisteje që vetëm bertet nëpër studio televizive.

Ju liridashës keni të drejtë që krahasimi i voutesve të PDK-së me të Kraleveës, ju ka shokuar.

Të gjithë atyre famijeve të dëshmorëve, të gjithë atyre invalidëve dhe veteranëve, të gjithë atyre fëmijëve që mbeten jetim sepse babai apo nëna e tyre dha jetën për lirinë e këtij vendi, të gjithë atyre liridashësve që mbështesin PDK-në – Dua t’iu them disa fjalë:

Nganjëherë është mirë kur dalin hapur soji i Lules duke treguar urrejtjen për mijëra njerëz të këtij vendi që e duan PDK-në.

PDK-në e dojnë njerëzit sepse është parti me vlera të larta kombëtare.

Sojin e Lules së padijshme që shfaqet nëpër studio televizive e pengon vlera e madhe që e ka PDK-ja, angazhimi i dëshmuar kombëtar.

Prandaj, kur shfaqen Lulet ato na shërbejnë si pasqyrë për të parë veten se sa mirë po dukemi. Lulja, kjo analiste e rrejshme që të bëmat “intelektuale” ia din shehri, na tregon hapur se na urren sepse ajo nuk i don partitë me vlera kombëtare.

Jam krenar që i takoj PDK-së, që rreth vetit ka votuesit dhe njerëzit më liridashës.

Është situatë mjerane për Vetëvendosjen që avokatë të saj sillen nëpër studio televizive njerëz si Lulja, Rroni, Dugolli, Toma dhe ai Krenari që organizon lojëra shpërblyese për të fituar servisa të filgjanave.

Sot është bërë shumë e lehtë të dallosh se kush është kush dhe çfarë përfaqëson.

Në njërën anë është lulja me shokë e shoqe që mbron Haki Abazin që ka zyre në Beograd dhe Erzen Vraniqin që babai i tij kishte dhënë leje për ndërtimin e Kishës së kriminelave Millosheviqit dhe Arkanit.

Në anën tjetër është Partia Demokratike e Kosovës që rreth vetes mban njerëz me vlera të larta kombëtare.

Vetëm një parti si PDK-ja me dashuri të madhe për vendin, që njerëzit e saj e kanë dëshmuar me gatishmëri për të dhënë jetën, mund ta kthjellë këtë vend që është e çuditshme se ku ka përfunduar vetëm në një vit.

#Turp #KraleVVo

SHPËRNDAJE