GJENEVË, 10 prill /ATSH– Komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët (HCR) i kërkoi sot Bashkimit Evropian të pezullojë transferimin e azilkërkuesve drejt Hugarisë, ku një ligj që parashikon burgosjen e vazhdueshme të tyre ka hyrë në fuqi.

“Me këtë ligj të ri, situata e azilkërkuesve në Hungari, që e shqetëson shumë HCR-në, vetëm është përkeqësuar”, deklaroi Komisioneri i Lartë, Filippo Grandi.

“I kërkoj shteteve të pezullojnë çdo transferim të azilkërkuesve drejt këtij vendi deri sa autoritetet hungareze të vendosin praktikat dhe politikat e tyre konform me të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare”, shtoi ai./

SHPËRNDAJE