bggobbmbbPreshevë, 15 mars  -Serbia gjen dy raketa me eksploziv në avionin me pasagjerë ne aeroprti Nikola Tesla te Beogrdait,  destinacioni përfundimtar ishte SHBA, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Autoritetet serbe po hetojnë të dhëna mbi një ngarkesë që do të shkonte drejt SHBA-së me dy raketa me mbushje me eksploziv e cila u gjet në një avion me pasagjerë nga Libani drejt Serbisë.
Televizioni N1 thotë se ngarkesa u zbulua nga qentë antidrogë të shtunën pasi një avion i “Air Serbia” i nisur nga aeroporti i Bejrutit zbriti në aeroportin e Beogradit.
Mediat serbe thonë se sipas dokumenteve destinacioni final për raketat AGM-114 Hellfire ishte Portland, Oregon. Predhat amerikane mund të lëshohen nga ajri, deti apo toka.
N1 raportoi të dielën se “Air Serbia” po ndihmon në hetime.

SHPËRNDAJE