MinistriHamamitPreshevë, 15 mars  -Ministri kosovar luan “k*qe” me Preshevën: Librat janë kthyer vetëm përkohësisht. Sipas tij edhe vitn shkollor duhet shtyer perkohesisht ?, kesaj nuk i thone ndyrshe pos budallaki pa kufij. Keshtu nodhe kur je i okpuar e nje minister kosovar gjek kohe të luaj “k*qe” me Preshevën, ka shkruar aghencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Ministri i PGK-LDK-së Arsim Bajrami i cili raportoi para Komisionit paska thëne se “librat janë dërguar sipas vendimit të Qeverisë dhe gjithçka ka ecur në procedurë të rregullt dhe sipas ligjit, mirëpo problemet janë paraqitur nga ana e Serbisë.” Madje sipa sketij ministri i njohur për Preshven s matrapaz dhe rrenc “këto libra nuk do të ndërrojnë destinacionin e tyre, por vetëm përkohësisht janë kthyer..” Qesharake !… Nese nuk i kthen librfta ministri bjarami nxenseve shiptar duhet te kthej dhuratata qe ju dhane ne Lugnë si dhe parata e sillave dhe darkave qe i ka ngrëne në Preshevë dhe Bujanoc, ka shkruar “Presheva jonë”

 

Ministri kosovar Arsim Bajrami ka pranuar tekstet nga Serbia me elemente raciste, antishiptare ?!

Ne kohen kur qevria serbe ja la te dera minsitrrti Kosovar Arsim Bjareamit 26 tone libra ne gjuhen shqipe, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka pranuar se disa prej teksteve serbe për nxënësit serb në Kosovë përmbajnë gjuhë të urrejtjes, me plotr eelmente raciste, antishiptare, mirëpo deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë në këtë drejtim pasi siç ka thënë “kjo është çështje politike” e bosëve tij ne qeverine e Kosovës , shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

“Librat e shkencave shoqërore, historisë dhe gjeografisë në gjuhën serbe kanë edhe gjuhë të urrejtjes pastaj flitet edhe se Kosova është pjesë e Serbisë mirëpo se pse nuk është ndërmarrë asnjë gjë kjo është çështje politike”, tha Bajrami.

Këtë deklarata, Bajrami e bëri gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, i pyetur nga kryetari i këtij Komisionit, Nait Hasani në lidhje me këtë çështje.

Ai shtoi ndërkaq se tekstet shqipe dedikuar nxënësve shqiptarë nëLuginë ishin me kurrikulë evropiane dhe pa simbole të Kosovës, mirëpo ato prapë u sabotuan nga Serbia.

“Çështja e teksteve të luginës së Preshevës është se ne mbi bazën e vendimit të qeverisë kemi dërguar në rrugë ligjore 102 mijë tekste ku janë me kurrikulë evropiane dhe nuk ka simbole të Kosovës por fatkeqësisht qeveria e Serbisë edhe përkundër vendimit që ka dhënë në Bruksel ka sabotuar këtë. Ne dy herë e kemi ngritur në Bruksel këtë çështje me ministren Tahiri dhe kemi marr premtim se do të lejohen këto tekste në mënyrë humanitare”, ka thënë Bajrami.

SHPËRNDAJE