Shkruan: Valentina SALLTAKAJ

Politikanët gënjejnë sepse besojnë se risku që ata marrin mbi vete duke thënë të pavërteta dhe duke bërë premtime, që s’mund t’i mbajnë, ia vlen përballë privilegjeve që u jep pozita e fituar, sidomos kur kultura politike në vend është një kulturë e mosndëshkimit. Ata e dinë që qytetarët, edhe pse janë të ndërgjegjshëm se ata i gënjejnë, në fund të fundit, i tolerojnë. Geshnjeshtra si fillim dhe mbarim i karrieres se një politikani falso, pradaj nuk thone kot se “rrena i ka kembet e shkurtera..”

Shihni sa shumë i kemi toleruar (dhe rrallë herë i kemi ndëshkuar me votë, ose i kemi dënuar ligjërisht) ata politikanë që na kanë gënjyer më shumë dhe sistematikisht! A mund të justifikohemi duke thënë se ne jemi viktima të gënjeshtrave të tyre? Në asnjë mënyrë jo.

Si qytetarë, ne jemi viktima të naivitetit tonë politik, të defiçiencave tona civike e morale dhe të fanatizmit e verbërisë me të cilat u shkojmë pas politikanëve gënjeshtarë e të korruptuar. Politikanët gënjejnë edhe sepse ata mendojnë se qytetarët kanë një qëndrim infantil ndaj të pavërtetave të tyre dhe, për këtë arsye, besojnë se, nëse një premtim i dhënë nuk mbahet, ai nuk do të përsëritet më.

Por, shpesh herë, politika është përsëritje e premtimeve të vjetra. Duke përsëritur gjithnjë të njëjtat gënjeshtra, politikanët besojnë se, të përsëritura, gënjeshtrat nuk janë më të tilla – pra, gënjeshtra – por mundësi që qytetarët i besojnë se ka të ngjarë të vihen në jetë.

Madje, politikanët gënjejnë edhe ngaqë, duke gënjyer vazhdimisht, ata fillojnë t’u besojnë edhe vetë gënjeshtrave të tyre, të cilat përpiqen t’ua shesin qytetarëve për të vërteta. Nga pikëpamja historike, kjo do të thotë se ka disa shoqëri, të cilat përmbajnë të paktën një mori interesash të kundërta dhe pikëpamje morale të ndryshme, e për nga pikëpamja etike, kjo do të thotë se midis njerëzve normal pajtimi duhet të parapëlqehet të paktën në krahasim me detyrimin.

Pjesa më e madhe shoqërive të përparuara janë shoqëri të ndara. A nuk ju vjen turp, juve krerëve të partive politike? Keni falur, trafikuar, shitur vota shqiptarësh, në dëm të shqiptarëve, e tani po falni e shisni edhe vete qytetarët! Ju nuk kërkoni më shumë punësim për shqiptarët, nuk kërkoni më shumë investime, më shumë pjesmarrje, më shumë angazhim, më shumë të drejta.

Nuk kërkoni një arsim më cilësor, e gjithçka u takon si një popullësi autoktone! Shqiptarët gjithnjë e më shumë po largohen nga ky vend sepse nuk kanë asnjë mundësi. Kjo është e vetmja zgjidhje që ju u keni lënë. Kurrë nuk keni kërkuar të mbyllni gropën e madhe që ka boshatisur zona të tëra tradicionalisht shqiptare Ju nuk jeni shqiptar! Ju jeni gjithçka përveçse shqiptar, edhe emër është e veshtirë t’ju vësh…

SHPËRNDAJE