Antalya, 25 qershor – Kur vendosin t’i kalojnë pushimet verore nuk i tregojnë askujt, për shkak se kanë frikë nga fotografët tanë se mos i kapim mat në ndonjë vend të papërshtatshëm. Kanë vendosur të udhëtojnë si grup për në Antalya të Turqisë dhe jo vetëm për pushime, por edhe për punë. Bëhet fjalë për disa këngëtare të njohura e të dashura për publikun shqiptar. Genta Ismajli, Tuna Sejdiu dhe Nora Istrefi janë tri nga këngëtaret të cilat tashmë po qëndrojnë në shtetin turk për realizimin e disa reklamave për një kompani kosovare, si dhe disa emisione për Televizionin 21, raporton Panorama plus. Reklamat janë për kompanitë ajrore, emisionet televizive, intervista ekskluzive për ata, si dhe për realizimin e disa xhirimeve muzikore, siç ndodhi disa vite më herët, kur në të njëjtin ekip kishte udhëtuar grupi humoristik Stupcat, këngëtaret Leonora Jakupi, Big Mama etj. Këtë vit, përveç Genta Ismajlit, Tuna Sejdiut e Nora Istrefit, kanë udhëtuar edhe moderatori Labinot Gashi, këngëtarët Ryva Kajtazi e Blero Muharremi. Kush do të kishte besuar të shihte krah njëra-tjetrës Gentën, Norën dhe Tunën? Jo për gjë, por duke ditur që xhelozia profesionale kohëve të fundit ka kaluar kufijtë në disa raste, si duket, të tri këngëtaret joshëse po shkojnë shumë mirë.

Ky udhëtim pa dyshim që do t’i ndihmojë shumë, pasi përveç punës, reklamave, intervistave të ndryshme që do të realizojnë, ato do të shijojnë disa ditë pushimi në plazhet e shtrenjta turke, pa harxhuar para, ndërsa në anën tjetër do të mbushin llogaritë e tyre nga puna e realizuar. Genta e Tuna e kanë më lehtë pasi janë “single” për momentin, por as Norën nuk e pengon Roberti që të udhëtojë e vetme, pasi edhe ai është i angazhuar si përcjellës i Sinan Vllasaliut në mbrëmje muzikore, matura e dasma.(koha.net)

SHPËRNDAJE