The Albanian journalist  publicly asks Suriname: Can you confirm that you have withdrawn your recognition of the state of Kosovo

Gazetari nderkombëtar me orgjine shqiptare e ka ka kntaktuiar dhe ka pyetur Surinamin nëse e kanë tërhequr ose jo njohjen e Kosovës. Ai në rrjetin social fb dhe pemes nje e-maili ju eshte drejtuar qeverisë suriname që të konfirmojë nëse e kane terhequr njohjen e tyre ndaj shtetit të Kosovës? Autoritet e këtij vendi kane premtuar se brenda 24 oreve do te marrin përgjigje lidhur me këte.


“I bëj thirrje Qeverisë së Surinamit. A mund të na konfirmoni se e keni ritërhequr njohjen tuaj ndaj shtetit të Kosovës”, ka shkruar në fb dhe ne letren drejtuar gazetari nderkombërtar nga Gjeneva drejtuar autoritev tu surnamit.

Lidhur me shkrime te disa mediave serbe te cilat raprtojn se “Surinami  ka tërhuqur njohen e Kosovës”,  Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” ka bere perpjekje ta kontaktoj edhe shefine diplomacise kosvare Bhegjet Pacollin por pa sukses.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë konferencës “urgjente” ku ka folur për vendimin e autoriteteve të Surinamit për “tërheqjen e njohjes” së pavarësisë së Kosovës, ka treguar se vendimi është marrë nga Qeveria e Surinamit më 27 tetor.

Në Serbi është prezantuar edhe një dokument ku flitet për revokimin e njohjes së pavarësisë së “Kosovës e Metohisë”.

Në Ministrinë e Jashtme të Kosovës kanë mohuar se është anuluar njohja nga Surinami duke thënë se Daçiq po shpif.

Madje, ata thonë se tërheqja e njohjes as që ekziston si koncept në të drejtën ndërkombëtare.

 

SHPËRNDAJE