Nga Jahja Lluka

Me 7 nentor 1938 një djalosh i ri hebrejë qëlloi për vdekje diplomatin gjerman Ernst vom Rath në Ambasadën Gjermane në Paris. Akti vjen si pasojë e revoltimit të tê riut si pasojë e torturave që kishte fillu të shfaq regjimi nazizt ndaj popullatës hebreje. Familja e të riut ishte dëbuar dhunshëm për në Poloni me urdhër të autoriteteve naziste.Ngjarja bëri bujë në shtypin ndërkombêtar dhe bota që nga ajo natë u fut në panikë.Dyqanet filluan të mbuloheshin me grafite antisemite. Ministri gjerman Joseph Goebbles urdhëroi që lajmi për vrasjen e Rathit tê jetë në të gjitha ballinat e gazatave ditore gjermane.Kjo vrajse u përdor si pretekst nga autoritet naziste për të nisur torturat dhe shfarosjen e komunitetit hebre në Gjermani dhe Evropë. Ishte nata e 9 nëntorit të vitit 1938, kur nazistët gjermanë filluan terrorin ndaj hebrejve në Gjermani dhe Austri. Në këtë natë të kobshme për popullin hebrejë por edhe për gjithë njerëzimin u dogjën më shumë se dyqind sinagoga,u përdhosën varrezat e hebrejve dhe u thyen gjithë dyqanet e tyre. Nga gjithë xhamat e thyer dhe të rënë nëpër tokë, që dukeshin si kristale në atë natë mizore 9 nëntori njihet në historinë moderne të njerëzimit si nata e kristaltë.(Kristallnacht). Kështu ishte fillimi i njëres ndër tragjeditë më të mëdha të epokës moderne që njehë bota.Atëherë kur mendohej se Evropa arriti nivelin e qytetërimit, pikërisht Evropa i servoi botës skena horror të cilat arritën ti krijojnë mendjet e çmendura nga manitë e vetadhurimit . Ndryshe prej popujve të tjerë që i bënë bashkëfajtor në këtë çmenduri, populli hebrejtë e pat një derë të hapur dhe të sigurtë. Politika shqiptare në krye me Mbretin Zog nuk pranoi që të vuloset me vulën e krimit. Njashtu dhe populli i përvuajtur shqiptar hapi zemrën për popullit hebre.U mundësi sigurimi i tyre por edhe heqja e vizave në mënyre që të shpëtonin sa ma shumë jetë. Ishin mijëra familje hebreje që u futën dhe qëndruan në të gjitha trojet shqiptare. Ata u strehuan, u mbrojtën por nuk ekziston një rast në histori që shqiptari ta dorëzojë një hebre në duart e autoriteve gjermane. Shqiptari e ka zakon që mikun dhe mysafirin ta ruajë edhe në qoftê se kjo I kushton me jetë. Në vitin 1934, ambasadori amerikan në Shqipëri, Herman Bernstain shkruan: ” Nuk ka gjurmë të diskriminimit të hebrejve në Shqipëri, sepse Shqipëria del të jetë një nga trevat e rralla në Evropë sot,ku paragjykimi dhe urrejtja fetare nuk ekziston, edhe pse vetë shqiptarët janë të ndarë në tri besime fetare.”

SHPËRNDAJE