Revista prestigjioze franceze, “France Football” ka ndërtuar sot formacionin më të mirë në qarkullim, duke u bazuar vetëm te çmimi aktual në treg i kartonit të futbollistëve. Sipas përzgjedhjes në fjalë, bie në sy se në total, vlera e këtij formacioni, kalon 1 miliard euro, ndërsa ka edhe surpriza në rreshtim.

 

Kështu, në këtë listë yjesh mungon Kristiano Ronaldo, pasi sipas “France Football”, Antuan Grizman aktualisht vlen më shumë se portugezi. Kësisoj, francezi rreshtohet përkrah Mesi dhe Neimar në sulmin e këtij rreshtimi ideal 4-3-3. Sakaq, lojtari më i shtrenjtë në botë nuk përllogaritet as Mesi e as Ronaldo, por braziliani Neymar.

screenshot_2016-12-06-18-26-34-1screenshot_2016-12-06-18-26-31-1

SHPËRNDAJE