Futbollisti Karim Benzema ka qenë protagonist i fitores së francezëve, i cili pos që ka shënuar një gol, ka asistuar edhe në golin e dytë kur shënoi M’Vila.

Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur me rezultat 2:1 nga Franca, në takimin e xhiros së tetë të grupit D të eliminatorëve të Euro 2012 në futboll. Në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, ishin tubuar rreth 20 mijë shikues, të cilët panë nga afër yjet e Francës, si Ribery, Benzema, Nasri, Abidal etj. Francezët dominuan lojën në pjesën e parë dhe për 18 minutat e kësaj pjese shënuan dy herë. Megjithatë, në pjesën e dytë ndryshuan gjërat, duke luajtur Shqipëria shumë më mirë dhe sikur të luani kështu edhe në pjesën e parë, sigurisht do të kishin dalë me rezultat të favorshëm. Kuqezinjtë me gjithë humbjen, në 45 minutat e pjesës së dytë kanë lënë përshtypje më të mirë. Karim Benzema, që luan me Real Madridin, në minutën e 11-të, për bukuri është liruar dhe nga rreth 18 metra ka dërguar gjuajtje të fortë, duke e mposhtur portierin Samir Ujkani, 0:1. Pas dy minutave lojë, Shqipëria pati rast ideal që të barazoi nëpërmjet sulmuesit Hamdi Salihit, të cilit fati sportiv ua ktheu shpinën dhe gjuajtja e tij është ndalur nga tërthorsja. Në minutën e 18-të, Benzema për mrekulli ka gjetur brenda 16-shit M’Vila, ky i fundit me mjeshtëri ka fërfëlluar topin në rrjetë dhe 0:2. Ansi Agolli ka rrezikuar seriozisht portën e skuadrës franceze, por gjuajtja e të cilit nga rreth 16 metra është dëbuar në korne nga portieri Lloris pikërisht në minutën e 32-të. Franca gati sa trefishoi epërsinë në minutrën e 37-të. Ribery nga gjuajtja e lirë rreth 22-23 metra dërgoi një projektil, Ujkani ka intervenuar me sukses, por për fat të mirë të tij topi dëbohet edhe nga tërthorsja dhe shpëtoi gol të sigurt. Kuqezinjtë pjesën e dytë e filluan mbarë, duke shënuar në minutën e 47-të. Erion Bogdani, i cili ka shfrytëzuar një gabim trashanik të mbrojtësit francez, Kaboul dhe me gjujatje të saktë mposhti portierin Lloris 1:2. Francezët patën fat në minutën e 58-të që nuk pësuan gol. Kristi Vangjeli ka dëpërtuar për mrekulli në 16-sh, i cili ka plasuar topin deri te Hyka, gjuajtja e të cilit bllokohet nga mbrojtësit rivalë, ndërsa topi rikthehet deri të Bulku, por gjuajtja e tij nga 14-15 metra ndalet me mund të madh nga portieri Lloris. Në minutën e 82-të, Kaboul nga 12-13 metra me kokë ka dërguar gjuajtje të fortë, por shtylla pingule shpëtoi portën shqiptare. Edhe Nasri në minutën e 86-të qëlloi shtyllën e kuqezinjve. Shqipëria me 6 shtator do të luajë si udhëtues me Luksemburgun. Franca kryeson tabelën në grupin D me 16 pikë, ndërsa Shqipëria radhitet e parafundit (e pesta) me tetë pikë. Shqipëria shuan gjasat për një kualifikim të mundshëm për EURO 2012.

Shqipëria – Franca 1:2 (0:2)

<9>

Stadiumi “Qemal Stafa”, Tiranë.

Shikues: 20.000.

Gjyqtarë:A. Nikolaev, A. Averianov, T. Kalugin (Rusi).

Kartonat e verdhë: Teli, Dallku, Cana.

Shënues: Bogdani (47′) – Benzema (11′), M’Vila (18′).

Shqiperia: Ujkani, Vangjeli, Dallku, Cana, Teli, Bulku (Bakaj 70′), Skela (Hyka 46′), Curri (Lala 24′), Agolli, Salihi, Bogdani.

Franca: Lloris, Evra, Abidal, Kaboul, Reveillere, M’Vila, Nasri, Diarra, Ribery, Malouda (Martin 82′), Benzema.

Grupi A

Azerbajxhani – Belgjika 1:1

Turqia – Kazakistani 2:1

Gjermania – Austria 6:2

1. Gjermania 8 8 0 0 28:5 24

3. Turqia 7 4 1 2 11:8 13

3. Belgjika 8 3 3 2 16:11 12

4. Austria 7 2 1 4 12:16 7

5. Azerbajxhani 7 1 1 5 6:19 4

6. Kazakistan 7 1 0 6 3:17 3

 

Grupi B

Rusia – Maqedonia 1:0

Andorra – Armenia 0:3

Irlanda – Sllovakia 0:0

1. Rusia 7 5 1 1 10:4 16

2. Irlanda 7 4 2 1 11:6 14

3. Sllovakia 7 4 2 1 6:4 14

4. Armenia 7 3 2 2 13:7 11

5. Maqedonia 7 1 1 5 5:9 4

6. Andorra 7 0 0 7 1:16 0

 

Grupi C

Ishujt Faroe – Italia 0:1

Irlanda V. – Serbi 0:1

Sllovenia – Estonia 1:2

1. Italia 7 6 1 0 15:1 19

2. Sllovenia 8 3 2 3 10:6 11

3. Serbia 7 3 2 2 10:9 11

4. Estonia 9 3 1 5 9:14 10

5. Irlanda V. 7 2 3 2 7:4 9

6. Ishujt Faroe 8 1 1 6 5:22 4

 

Grupi D

Shqipëria – Franca 1:2

Luksemburgu – Rumania 0:2

Bjellorusia – Bosnja 0:2

1. Franca 7 5 1 1 11:3 16

2. Bosnja 7 4 1 2 10:7 13

3. Bjellorusia 8 3 3 2 6:4 12

4. Rumania 7 3 2 2 10:6 11

5. Shqipëria 7 2 2 3 5:8 8

6. Luksemburg 8 0 1 7 1:15 1

 

Grupi E

Holanda – San Marino 11:0

Hungaria – Suedia 2:1

Finlanda – Moldavia 4:1

1. Holanda 7 7 0 0 32:5 21

2. Suedia 7 6 0 1 21:8 15

3. Hungaria 8 5 0 3 20:14 15

4. Finlanda 7 3 0 4 15:12 9

5. Moldavia 7 2 0 5 8:14 6

6. San Marino 8 0 0 8 0:44 0

 

Grupi F

Gjeorgjia – Letonia 0:1

Malta – Kroacia 1:3

Izraeli – Greqia 0:1

1. Greqia 7 5 2 0 9:3 17

2. Kroacia 7 5 1 1 13:4 16

3. Izrael 8 5 1 2 10:8 13

4. Gjeorgjia 8 3 3 2 5:6 9

5. Letonia 7 2 1 4 6:9 7

6. Malta 7 0 0 7 3:16 0

 

Grupi G

Bullgaria – Anglia 0:3

Uellsi – Mali i Zi 2:1

1. Anglia 6 4 2 0 14:3 14

2. Mali i Zi 6 3 2 1 5:3 11

3. Zvicra 5 1 2 2 7:7 5

4. Bullgaria 6 1 2 3 2:9 5

5. Uellsi 5 1 0 4 3:9 3

 

Grupi H

Norvegjia – Islanda 1:0

Qipro – Portugalia 0:4

1. Portugalia 6 4 1 1 15:7 13

2. Danimarka 5 3 1 1 7:4 10

3. Norvegjia 6 4 1 1 7:4 13

4. Qipro 5 0 2 3 5:12 2

5. Islanda 6 0 1 5 2:9 1

SHPËRNDAJE