Franca tha të martën se një helikopter ushtarak i saj me gjashtë ushtar në të është ndaluar pas aterrimin në Guinenë Ekuatoriale. Ky incident diplomatik i shfaq raportet e tensionuara mes Parisit dhe Malabos.

Helikopteri aterroi në portin Bata të mërkurën në mbrëmje, disa orë pasi një gjykatë franceze e mbajti në fuqi vendimin fajësues për shpërdorim kundër nënpresidentit të Guinesë Ekuatoriale, Teodoro Obiang Mangue.

Mangue, që është djali i presidentit Teodoro Obiang Nguema, tha përmes rrjeteve sociale se një helikopter zbulues ka aterruar pa autorizim, pasi e kishte shkelur hapësirën ajrore të Guinesë Ekuatoriale.

“Kjo edhe një herë e shfaq synimin e Francës për ta destabilizuar Republikën e Guinesë Ekuatoriale”, tha ai.

Zëdhënësi ushtarak francez, Kolonel Pascal Ianni, tha se gjashtë ushtarët që ndodheshin në helikopterin e ndaluar nuk ishin të armatosur. Sipas tij, helikopteri ishte duke fluturuar nga Kameruni drej një baze ushtarake franceze në Gabon dhe se është ndalur në Bata për t’u mbushur me karburant.

“Autoritetet në Guinenë Ekuatoriale vendosën që ta ndalojnë helikopterin. Çështja është duke u zgjidhur në nivel diplomatik”, shtoi ai.

SHPËRNDAJE