Zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit edhe këtë vikend ia kanë “mësyer” Shqipërisë me vetura zyrtare.

Demokracia.com në vazhdimësi ka raportuar për keqpërdorimet që po bëhen me vetura zyrtare, e një gjë të tillë e kanë bërë edhe sot zyrtarë të MKRS-së.

 

Një veturë zyrtare e cila i përket MKRS-së është parë duke udhëtuar të premten për në Shqipëri, siç duket për fundjavë.

Veturat që i përkasin këtij dikasteri janë parë edhe herëve të tjera në fundjavë në lokacione të ndryshme si Durrës e Brod.

Demokracia.com kishte raportuar për këto keqpërdorime, ku siç shihet zyrtarët e MKRS-së i shfrytëzojnë për t’i kaluar fundjavat nëpër lokacione turistike.

Vlen të përmendet se Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin, para se të vinte në pushtet kishte kritikuar pushtetet e kaluara për keqpërdorim të veturave zyrtare.

Megjithatë, njëjtë sikurse Kurti, i cili nuk po u ndahet xhipave të zinj të shtetit, ashtu po veprojnë edhe të emëruarit e tij politikë dhe shumë zyrtarë të tjerë qeveritarë.

SHPËRNDAJE