Reshjet e mëdha të dëborës që përfshinë Shqipërinë këto ditë kanë krijuar vështirësi në qarkullim. Rruga e Kombit, që kalon nëpër zonat malore të Mirditës dhe Kukësit është prej 2-3 ditësh e mbuluar nga bora dhe reshjet ende vazhdojnë. Ajo ka krijuar vështirësi në qarkullim, të paktën për pjesën e territorit në Shqipëri. Tjetër gjë është në shtetin kufitar shqiptar të Kosovës, ku siç e dëshmojnë edhe fotot rruga është krejtësisht e kriposur. Më poshtë do të sjellim foto nga autostrada Rrëshen-Kukës dhe aksi Kukës -Morinë për pjesën e Shqipërisë dhe foto të autostradës Vermicë -Prishtinë për pjesën e Kosovës. Ndryshimi është i dukshëm./Opinion.al

SHPËRNDAJE