Preshevë, 8 janar  -Arrestimi i ish-kryeministrit të Kosovës ka shkaktuar indinjatë dhe reagime te ashpra edhe ndër shqiptarët e Luginës së Preshevës. Liderët e Luginës së Preshevës arrestimin e Haradinajt e kane konsideruar si një skenar te ri pos millosheviqiane të Serbisë se sotme…

“Arrestimi i zotit Haradinaj me bekimin e Beogradit, janë procese te montuara politike nga Serbia e tashme mjeshtre profesionale, si dikur ish-ushtarëve te UCPMB-së e cila i akuzoi dhe quante “terroriste” dhe me pas i liroi” ka thënë kryetari i KKSH-së, Jonuz Musliu për lajmeve “Presheva Jonë”.

Lidhur me arrestimin e Haredninajt në Francë ka reaguar edhe deputeti i vetëm në parlamentin serb në Beograd Fatmir Hasani.

“Lajmin për arrestimin  e Haradinajt në Francë me urdhër të Serbisë nuk e kemi mirëpritur, çka këto provokime ftohin edhe marrëdhëniet dhe besimin e Beogradit edhe me Luginën e Preshevës. Franca nuk është me ajo Franca e kohës se Miloshevicit. Parisi  nuk i beson më Serbisë, aq më tepër se Haradinaj ka dalur i pastër dy herë nga gjykata ndërkombëtare e OKB-së në Hagë.  Prandaj edhe jam optimist se lideri i AAK-së Ramush Haradinaj do të lirohet nga arrestimi. Besoj se Franca nuk do të bie ne grackën e Serbisë. Dhe mos Harroni se Franca  nuk është më ajo Franca e kohës se Miloshvicit. Parisi  nuk i beson më Serbisë..” ka thënë deputeti shqiptar në Beograd, Fatmir Hasani.

Ngjashëm ka reaguar edhe kryetari i Komunës se Bujancoit Shaip Kamberi dhe lideri PDL Skender Destani.

“Serbia e cila disa here është akuzuar nga Haga për mosbashkëpunim dhe arrestimi i fundit i Haradinajt ne Francë me urdhër te Serbisë nuk i ndihmon fqinjësisë së mire Serbisë me Kosovën, mu ne vlugun e bisedimeve ne Bruksel me ndërmjetësimin  BE-së për normalizimin e  marrëdhënieve me vendet fqinje. Serbia e cila disa here është akuzuar nga Haga për mosbashkëpunim dhe arrestimi i fundit i Haradinajt ne Francë me urdhër te Serbisë nuk i ndihmon fqinjësisë së mire Serbisë me Kosovën, mu ne vlugun e bisedimeve ne Bruksel me ndërmjetësimin  BE-së për normalizimin e  marrëdhënieve me vendet fqinje. Me këtë arrestim te Haradinajt, Serbia dëshmon se nuk është e interesuar për marrëdhënie as për stabilitet. këto sjellje te Beogradit me Kosovën mund te zhagisin anëtarësimin e Serbisë ne BE. Kërkojmë nga Franca dhe kuinti qe te bëjnë presion ne Beogradit te heqin dore nga proceset e montuara politike ndaj shqiptareve si ne Kosovë ashtu edhe në Luginë…” ka thëne nder tjera kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi

SHPËRNDAJE