Me një prezencë të jashtëzakonshme të rinisë shqiptare të Komunës së Buajnocit, subjekti më i ri politik, Partia Demokratike, sot formoi Forumin Rinorë, organ ky i cili rreth veti ka grumbulluar një numër të madhë të rinisë, të profileve të ndryshme.

M.AHMETI

Bujanoc, 19 nëntor/ AIK-Presheva Jonë 

           Prania masovik e të rinjëve shqiptarë të komunës së Bujanocit me rrethinë edhe njëherë e dëshmoi simpatinë e madhe të popullatës, që kanë ndaj këtij subjekti të ri politik i prirë nga z.Nagip ARIFI i cili me fakte po e dëshmon se është një Lëvizje, e cila rreth veti ka grumbulluar të gjitha shtersat e popullatës duke përfshirë edhe profilet e ndryshme. Kryesia e kuvendit të Forumit Rinorë të PD-së, prej 29 anëtarë, njëzërit e zgjodhën Arbër Pajazitin, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, për kryetar të Forumit Rinorë. Për nënkryetarë u zgjodhën, Ardita Jashari, Rahim Rahimi dhe Imran Aqifi, ndërsa për sekretarë u zgjodh Vjollca Aliu dhe Shpend Xhelilit iu besua posti i arkatarit.

            Kryetari i Forumit Rinorë të PD-së, Arbër Pajaziti, para simpatizantëve të rinjë u shpreh se, “Partia Demokratike, nuk u formua kundër dhe përinatë të askujtë, ajo lindi si domosdoshmëri dhe përkrahja e vazhdueshme që ka ky subjekt politik nga të gjitha shtresat e shoqërisë sonë, na motivon dhe na jep kurajo të vazhdojmë punën, pa marrë parasysh se qfar thonë rivalët tanë politik”. Pajaziti gjithashtu potencoi se, “pushteti aktual po humb betejën për pushtet, për shkak se projekti madhështorë 3 vjeqarë për reforma, është tretur në errësirë, sepse ky pushtet gjithnjë i ka patur dyertë e mbylluara për rininë shqiptare, por ne tash do ti hapim bashkarisht”. Shpërngulja e rinisë në vendet perëndimore, po ndodhë sepse zotërinjtë në pushtet, mendojë se rininë e përfaqësojnë, 7-8, veta aq sa ata kanë mbledhur rreth veti, u tha gjatë këtij solemniteti.

            Kryetari i Subjektit më të ri politik, njëherit kryetari historik i komunës së Bujanocit, Mr.Nagip Arifi, para rinisë të komunës së Bujaocit, ndër të tjerash u shpreh se, “Partia Demokratike në programin e sajë parasegjithash ka paraparë nxitjen e programeve dhe projekteve zhvillimore në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, hapjen e perspektivës për sigurim të vendeve të reja të punës dhe përmirësimin real të gjendjes së punësimit të të rinjëve“. Arifi, duke iu drejtuar sipmatizantëve të rinjë, potencoi se, në programin e PD-së, rinia është prioritet në vete, sepse është ardhmëria e Luginës së Pershevës.

              Të rinjët e komunës së Bujanocit i përshëndeti edhe sekretari gjeneral i PD-së, Ismail Pajaziti, i cili, u shreh se, “ky rrugëtim i juaji do të jetë shumë më i lehtë, më i sigurtë dhe më i suksesshëm dhe arsyet që ju kanë shtyer të jeni pjesë e ketij subjketi janë të shumta, mungesa e perspektivës, padrejtësitë e shumta në shum fusha të jetës, të cilat ju i dini më së miri, nuk ju lënë asgjë tjetër përveq se të jeni pjesë e programit të Partisë Demokratike”

            Formimin e Forumit Rinorë të PD-së me prezencën e tyre e përshëndetën edhe përfaqësuesit e forumeve rinore të Partisë Demokratike Shqiptare dhe Bashkimit Demokratik të Luginës, të cilët i dhanë një përkrahje të madhe formimit të këtij organi të PD-së, duke u shprehur se në të ardhmën nuk do të mungojë bashkëpunimi i ndërsjellë mes forumeve rinore, për të mirën e rinisë të Luginës së Preshevës. Formimi i organit rinorë të PD-së, u përmbyll me një koktej rasti në hollin e shtëpisë së kulturës në Bujanoc.


SHPËRNDAJE