preshejonneePreshevë, 7 gusht  -Forca të mëdha ushtarake serbe janë vendosur në kufirin me Kosovën, pikërisht në zonën e Konçulit në Luginën e Preshevës, zonë pranë bazës më të madhe amerikanë në rajon, atë të Bondsteel-it.

Siç bën të ditur Presheva Jonë nga terreni, xhandarmeria dhe ushtria serbe, me mbi 1 mijë efektivë ka zbarkuar në Karadakun e Preshevës, Dobrosin dhe Konçul. Motivi zyrtar sipas mediave serbe, është se trupat janë vendosur për të parandaluar dyndjen e emigrantëve të paligjshëm.

 

e-mail 0905 2014misa.ristovic@novosti.rs

Por bën përshtypje pikërisht lloji i forcave të përdorura të cilat janë të armatosura rëndë dhe përdoren për operacione speciale.
Ky operacion rastis dhe me stërvitjen e përbashkët ruso-serbe që do të zhvillohet në Serbi me emrin e koduar Vëllazëria Sllave 2016”.

Siç bën të ditur Presheva Jonë, fshatarët shqiptarë të këtyre zonave ku kanë zbarkuar ushtarët ndjehen të frikësuar.

“Trupat ushtarake vijnë natën vonë kur njerëzit flejnë gjumë. Vijnë fshehurazi dhe lëvizin në mënyrë jo të zakonshme.

Kur janë trupa për emigrantët pse fshihen? Jemi vërtëtë të shqetësuar…”, shprehet një nga banorët e fshatrave të zonës së Karadakut të Preshevës.

preshspollflffMe urdhër të Qeverisë së Serbisë, grupe policore të përbashkëta dhe forcat ushtarake jane zbarkuar ne Dobrosin për të mbikëqyrur  kufirin shtetëror me Kosovën.

Një fakt që bie ndesh me justifikimin zyrtar të Beogradit është një krahasim me vitin e kaluar, kur kishte rreth 20-30 mijë emigrantë që kalonin kufirin në ditë dhe nuk kishte kaq shumë përqëndrim ushtarako-policor.

prehsxhandd

SHPËRNDAJE