elleeeXhudistja Majlinda Kelmendi (52  kg) bën historinë.  Majlinda i solli medaljen e parë të artë Republikës së Kosovës. Ajo në finale ishte si eksploziv kundër italianes, Odette Giuffrida. Ajo rreth minutës së parë paksa lëndoi kokën, por nuk ishte aq serioze. Ajo në vazhdim shkëlqeu dhe triumfoi me plotë meritë, duke sjell emocione të papërshkrueshme në mbarë kombin shqiptar. Ishte një luftë e papastër nga italiania, pasi që Majlinda kishte edhe pak gjak në kokë.

 

Majlinda si eksploziv ndaj italianes, fiton medaljen e artë olimpike për Kosovën
Ishte një luftë e papastër nga italiania, pasi që Majlinda kishte edhe pak gjak në kokë. Majlinda në emocione të mëdha, i duket e pabesueshme. Ajo do ta kujtojë gjithmonë datën me 7 gusht të vitit 2016. Në Rio të Brazilit, emocione e lot gëzimi.  Majlinda shpërthen në vaj nga gëzimi së bashku me Kukën. Flamuj të Kosovës në Rio, intonohet himni i Kosovës.

Majlinda Kelmendi (52 kg) si buldozer, hoqi qafesh edhe japonezen, Misato Nagamura dhe është në finalen e madhe olimpike. Trimëresha jonë për 4 minuta luftoi si luanesh dhe qe mëe mirë, duke e gjunjëzuar japonezen. Majlinda në finale takohet me italianen Odette Giuffrida, e cila pritet të filloi sonte para orës 22.00. Kosova siguroi medaljen e parë historike olimpike! E arta apo e argjendta është në xhep të Majlindës, të Kosovës, kjo është mrekulli. Historike! Për herë të parë në Olimpiadë, medalja e parë falë Majlindës. Falëminderit Majlindë, trimëresha e Kosovës, ambasadorja jonë. Faleminderit Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, që shkriu tërë energjinë që e kishte dhe ndërtoi një klas botërore që po trondit botën. Majlinda me zemër të madhe, rrahu edhe japonezen  dhe tregoi fuqinë e shtetit të Kosovës. Kuka i emocionuar, me ui rridhni lotët nga gëzimi, ndërsa Majlinda paksa u lëndua nga japonezja,  por duket se është lënduar në këmbë, por nuk është aq serioze.

SHPËRNDAJE