Përjetësia e Hasan Kadriut nga Presheva, atdhetarit dhe menaxherit të parë shqiptar pranë FIFA-s) Hasan Kadriun-Presheva, ishte shqiptari i pare që lidhi Kosovën me FIFA-n dhe UEFA-n. E themi kete sepse ne bisede e sipër me kreun e UEFA-s, FIFA-s perfshire ketu edhe Gianni Infantino presidentin e posazgjedhur të FIFA-s sa here flasim për sportin, futbollin shqiptar eshte e pamundur qe t’mos permendet emri i Hasan Kadriut, menaxherit te pare zyrtare shqiptare te ketyre organizave boterore te futbollit
Kalojme rastesisht ne Valais te Zvicres, drejt Sierrit ne Crans Montana ata pare kalimthji nga alrg ne ra ne  sy nga nje flamur kuqezi i cili valonte, i bente balle stuhive te Alpeve te Zvicres. Mesuam se ai ishte flamuri i Hasan Kadriut-Presheva i cili valon sot e kasaj dite edhe pas 18 vitesh ne rezindencen e tij, restaurantin e quajtur  L’Ermitage, ne lokalet e te cilit ishim mbajtur qindra tubime te veprimtareve dhe nacionalisteve shqiptare. Ne ekte vedntakim “konak nacionalist” kishin lakuar per bisedime sekrete Rugova, Berisha e shume diplomate e miqe tjere shqiptare e zvicerane duke bere plane se si ta shkëpusnin Kosoven 2 milioneshe nga Jugosllavia 21 miulionëshe qe e mbante nen okupim…
Të shkruash për një njeri që s’është më midis nesh, por që duhet të ishte, qenka tepër e vështirë. Një mpirje e përgjithshme ta ndal edhe dorën edhe mendjen.
Takimi i fundit me kujtohet si sot ne samitin boteror ne Cans Montana, kur e mori fjalën Hasan Kadriu Presheva, te gjithe syte i mbain kah ai Ibrahim Rugova, Sali Berisha , fondatori i Forumit nderkombëtar zvicernia dhe miku i shqiptareve Jean-Paul Carteron deh te tjere. Aty bhej fjlae per pyetjet dhe diksutimin e Hasan Kadirut-Presheva kunder ambdsadorti serbe dhe mnisitritt e athreshme te jugoslavise te cileve ju ha ne akrter sy ps ei mabni t eokupuar je popullt e tere te Kasoves, Presheves kur duan t ejetoejn ene troje t eytre entike bashakrisht me shtetin ame te Kosovës, me Shqiperinë..Pas ketij diskutimi te patrioniut nga Presheva serbet qitnin flake per goje dhe ne salle shpethyen duartokitjet por kishte edjhe fiskhemllima nga serbet e ruset,kurse gazeatri i keyre rreshtave, sot gazetar i “Presheva jonë” ne organizaat nerkombëtare ju hodh ne krahero ne perqafim duke uruar per fjalimin e tij plot argmente hositroie dhe shkencore.
Presheva lind vetëm yje !.. Hasan Kadriun-Presheva, shqiptarin që lidhi Kosovën me FIFA-n dhe UEFA-n
I lindur më 2 shtator 1958 në Preshevën martire, në atë vend epik, ku çdo pëllëmbë dheu mund të dëshmojë sa për vëllime të tëra të historisë, Hasani i vogël u mëkua dhe u brumos me ato virtyte e tipare të larta, që trashëgoheshin brez pas brezi në familjet e të dy prindërve të vet.

fifaaaaaa

E përkujtojmë sot, pas 1 vitesh, Hasan Kadriun jo vetem Presheva, por e mbare Kosova Lindfore dhe shiptaria. Hasan Presheva-Kadriu ishte bashkëveprimtari më i afërt dhe njërin nga njerëzit më të dashur të Kadri Zekës dhe të gjithë martirëve që sakrifikuan çdo gjë për Shqipërinë.
Ai rradhitet në një nga personalitet më të përkushtuara të çështjes kombëtare. Në jetë ai e kishte vetëm një qëllim : çdo gjë për ATDHEUN !
haslslsddff11Ai ishte një personaliet që sot i mungon jo vetëm Preshevës, Kosovës Lindore, por sidomos futbollit shqiptar. Kadriu humbi jetën në rrethana tragjike në moshën 39 vjeçare në një atentat të përgatitur në Bullgari, në një udhëtim të tij zyrtar para 18 vitesh, më 18 shkurt 1998.. Hasan Kadriu ngado që shkoi e nderoi Preshevën, Kosovën, Shqipërinë dhe mbarë shqiptarët.
Hasan Kadriu – Presheva ngado që shkoi e nderoi Preshevën: “Bashkimi kombëtar është domosdoshmëri e kohës, s’ka ideal më të madh se liria dhe pavarësia kombëtare. Ç’kuptim ka jeta njerëzore kur s’i përket atdheut dhe lirisë.”, thuhet në fillim të librit ” Një zemër që rrahu për Shqipërinë” dedikuar jetës dhe veprës së patriotit dhe veprimtarit tonë të shquar Hasan Kadriu nga Presheva i cili njëherit ishte menaxher i parë shqiptarë i FIFA-s, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
Portreti i mikut të dëshiruar të vjen përpara syve . Zëri i tij i kthjellët, i ngrohtë, i dalë nga thellësia e shpirtit, të pushton të tërin dhe t`i nis të kujtosh edhe çastet edhe vendet ku ke qenë me të, sepse njerëzit me shpirt të madh nuk mund të shuhen kurrë. Ata e kanë lënë vetveten tek unë, te t`i, te tjetri, tek atdheu dhe te populli që i lindi, te tradita dhe kujtesa kolektive. Biografia e bijve të tillë nuk i përket vetëm familjes e mjedisit të ngushtë, por të gjithëve, sepse te të gjithë janë të pashteruar gjurmët që ata kanë lënë. E të lësh gjurmë për mirë nuk është pak.”Të kujtofshin për të mirë!” është një nga urimet më fisnike të njerëzve tanë. Hasan Kadriu e ka merituar gjatë gjithë viteve të jetës këtë ndjellje.
Hasanit të vogël nuk i kishin dhënë vetëm emrin e gjyshit të tij, aq të përmendur jo vetëm në Preshevë, Bujanocë e Medvegjë, por kudo mbarë hapësirës shqiptare, por edhe atë gjak të pastër, që do të përtërinte tek ai edhe çiltërsinë, edhe mprehtësinë, edhe kultin për atdheun, lirinë, punën, dijen, virtytin, besën, nderin dhe dinjitetin njerëzor. Shumë herët i dëgjoi dhe i mësoi Hasani njomëzak ato rrëfime legjendare, që i përkisnin gjyshit të tij dhe luftëtarëve kryengritës Jashar Erebara e Dervish Hima e jo vetëm atyre, por edhe figurave të tjera të ndritura të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
I ati i Hasanit, Skender Kadriu, i njohur si Skender Presheva, komandant i Brigadës së Parë Vullnetare Shqiptare, u dënua nga sllavo komunistat. U vetësakrifikua për të shpëtuar, vëllezërit, ushtarët e vet. Ai ishte një intelektual i kompletuar. Pas daljes nga burgu, e kishte shumëfishuar bibliotekën e shtëpisë. Kush fut dituri e libra në familje e ka zmadhuar edhe lirinë, edhe kuptimin për të. I ati zotëronte shumë gjuhë të huaja. Me diksionin aq melodioz të frëngjishtes, ai ua bëri të lehtë këtë gjuhë edhe bijve të vet Hasanit dhe Skyfterit, qysh në fëmijëri. Por ata s’mund ta harronin këshillën e tij të përhershme:”Gjuhën e nënës, atë mësojeni dhe ruajeni sa të jeni gjallë!”.
Me këto mendime të qarta, një djalë njëzet vjeçar, ndahet nga gjiri i familjes dhe emigron në Zvicër. Rropatet nëpër punë të ndryshme e të rënda,por nuk i ndahet diellit të diturisë. Regjistrohet në Universitetin e Friburgut,në degën e së drejtës ndërkombëtare publike. Atdheu çlirohet me armë dhe me dije. E kryen fakultetin me rezultate shumë të mira, por ndërkohë bëhet një nga epiqendrat e lëvizjes patriotike në emigracion. Vihet në lidhje me vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën dhe më 1981 themelon në Byl te Friburgut klubin “Shote Galica”, që ishte një vatër e ndezur përpjekjesh për liri. Energjik dhe vital, me vullnet titanik dhe pasione intelektuale e sportive,që ia mbajnë edhe mendjen edhe trupin të zhdërvjelltë, ai është në krye të të gjitha veprimtarive , tubimeve e demonstratave në metropolet e Evropës. E ka të pamundur të kthehet në vendlindje dhe ashtu në rrethanat e mërgimit bën të gjitha përpjekjet që t’i ndodhet çështjes kombëtare në ballë.
Ja ku e keni njeriun intim dhe shoqëror, kombëtar dhe universal, Hasan Kadriun nga Presheva, burrin qe do të mbetet përherë i ri dhe burrëror, atdhetarin që deri në çastin e fundit mendoi dhe luftoi për Shqipërinë!

SHPËRNDAJE