Mes emocionesh të forta dhe lotësh, është përcjellë fjalimi i lamtumirës së presidentit amerikan, Barak Obama në Çikago.

 

Obama, pranoi mangësitë dhe sfidat e presidencës së tij, por u ka bërë thirrje njerëzve për optimizëm dhe pjesëmarrje në procese demokratike.

Fjalimi mori një kthesë emocionale, kur ai falënderoi fpërzemërsisht zonjën e parë Obama.

 

Obama: “Michelle – kanë kaluar njëzet e pesë vjet, ti ke qenë jo vetëm gruaja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, por  edhe mikja ime më e mirë. Ti more një rol të cilin  nuk e kërkove dhe e bëre në mënyrën tënde, me kurajë, stil dhe humor të mirë.”

 

Michelle buzëqeshi, duke mbajtur mezi lotët.

 

Presidenti gjithashtu shpërtheu në lot dhe vazhdoi:” E ke bërë Shtëpinë e Bardhë një vend që i përket të gjithëve. Brezat e ri do të mund të shohin më lart, sepse të kanë ty si model. Më ke bërë krenar, dhe e ke bërë vendin krenar”.

 

SHPËRNDAJE