
Gjenevë, 17 prill -Gazetari i agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” ne Zvicër ishte i fundit qe u nda, që percolli nga Gjeneva per France poetin tone të madhë dhe kurre më se pame Ali Podrimjen. Por sot pezia e tij merre fryme. Më 18 korrik 2012, Ali Podrimja ishte zhdukur pas një festivali të poezisë në Francë. Pas kërkimeve të pareshtura të autoriteteve franceze, më 21 korrik 2012, u gjet trupi i pa jetë i shkrimtarit. Ai vdiq në rrethana të pasqaruara.
Ali Podrimja është autor i më shumë vëlimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare. OPodrimja s kkishte emer vetem ne Kosovce dhe dner shqupatret, por edhe ne letrsine fnarcneze dhe boterore. Gazeta e hujua e vleresoni lart poetin nga Kososva (Ali PODRIMJA: une figure remarquable de la littérature contemporaine) per te cilin e karahasonin me poete te njohur te ketij shekulli, shkruna agjencia e lajemeve “Presheva Jonë” due perkujtuar popetine madhe shiptar Ali Podrimja me rastin e gjashte vjetorit te humbjes se tij, qe padyshim ishte humbje e madhe per poezine shqipe.
Ali Podrimja: Nefail puno per Kosoven se dielli kur nxen mire ne Kosovë, patjeteër do te nxeje edhe tek ju ne Presheve, meqë dielli nuk njeh kufijë…

Per dallim nga ky poet, politikajve kosovar sa here vijne Gjeneve edhe te korruptuar edhe kerkojne nga mergimtaret ja paguajne drekën, hotelin, bile edhe dicka tjeter… s eshte momenti tash t’ia permendim…
Ali Podrimja, botën e vet poetike poeti e artikulon përmes një sistemi figurativ të konsoliduar (veçanërisht me simbolin dhe metaforën) dhe me një shkallë mjaft të lartë ndjeshmërie. Poezia e tij është epitomë e hermetizmit ku metaforat përbëhen nga disa nivele dhe nën-nivele kuptimore. Manifestimi i kësaj forme poetike u bë i domosdoshëm për poetin, sepse i shërbeu si mburojë kundër sulmeve ndaj ish-pushtetit serb në Kosovë. Pas pavarësisë së Kosovës, poezia e tij rifitoi lirizmin dhe ndjenjën poetike, por pa mundur të dalë krejtësisht nga stili i ngjeshur tradicional shqiptar.

Rrethanat e vështira politike gjatë viteve ´60 dhe ato familjare më pas, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në poezitë e tij. Vdekja e të birit, Lumit, rezultoi me veprën më të bukur të tij gjer më sot, Lum Lumi.
Unë, Biri Yt, Kosovë
Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta
e të shpërthej do si vullkan:-
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
Unë biri yt.