Pak pas orës 2 të mëngjesit të sotëm dridhje të tokës janë shënuar në shumë qytete të Kosovës. Një tërmet i shkallës 5.8 ka goditur disa shtete të Ballkanit duke përshirë edhe Kosovën. Kjo e dridhur bashke me dridhjet poltika pas fitores së Nikolcit, ka dridhur edhe tokën e Serbisë.

Raportohet se epiqendra e tërmetit ishte në Bullgari. Mediat bullgare raportojnë se epiqendra e ërmetit ishte në Sofje dhe në qytetin Pernik, 30 kilometra në jug të kryeqytetit.

Kryetari i qytetit të Pernikut, Rositsa Janakiev i ka thënë radios kombëtare se tërmeti shkaktoi rrezimin e oxhaqeve dhe shkatrroi një shtëpi të vjetër, por nuk ka pasur të lënduar.

Shumë nga banorët nga frika janë larguar nga kryeqytetit. Dridhjet kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona.

Tërmeti është ndjerë edhe në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi. /rtk/

SHPËRNDAJE