Skuadra e Romës ka triumfuar në takimin kundër Atalantës me rezultat 3:1, në kuadër të javës së pestë të kampionatit italian në futboll.

http://www.botasot.info/img/roma-1tet.jpgNdeshja në fakt është vendosur që në pjesën e parë, të cilën Roma e ka luajtur në një mënyrë të shkëlqyer, duke bërë presing në çdo top dhe duke treguar se ka dalë nga kriza e lojërave të dobëta.

Golat për “ujkonjën” i shënuan Bojan Kërkiq (20’), Osvaldo (31’) dhe Simplisio (81’), të cilët në këtë mënyrë kanë siguruar fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e trajnerit spanjoll Luis Enrike. Për mysafirët golin e nderit e shënoi Denis në minutën 49.

Pas kësaj fitoreje, kritikat ndaj trajnerit spanjoll duket sikur janë të një kohe tjetër, pasi skuadra e re e ndërtuar prej tij ka nisur tashmë të funksionojë, derisa Atalanta erdhi në “Olimpiko” me statusin e kryesueses virtuale, pasi ka bërë më shumë pikë se çdo ekip tjetër, por e nisi sezonin me një dënim prej 6 pikësh.

SHPËRNDAJE