Megjithëse ka kaluar më shumë se një vit nga paralajmërimi, Hollywoodi ende nuk ia ka dalë ta bindë Craig Jurisevicin që t’ia shesë të drejtën që rrëfimi i tij për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të shkrihet në film. As kompanitë me nam kardiokirurgut australian që iu bashkua luftës së UÇK-së nuk kanë arritur t’ia mbushin syrin për ta bërë film librin e tij “Blood in my hands”. Ani pse është në kontakt me studio, producentë, regjisorë e skenaristë që synojnë ta shndërrojnë në skenar filmi rrëfimin e tij për kohën kur i ishte bashkuar batalionit “Atlantiku”. Synimi i australianit është që filmi për UÇK-në të jetë një film që do ta shkundë kinematografinë botërore. Vitin e kaluar realizimit të filmit bazuar në librin e tij i kishte vënë çmim prej 50 deri në 100 milionë euro.

SHPËRNDAJE