Ka filluar ceremonia e mbajtjes së meshës së Krishtlindjeve në Vatikan.

  Papa Françesku është duke e udhëhequr meshën e mesnatës së natës së Krishtlindjeve në Bazilikën e Shën Pjetrit, me ç’rast katoliket janë duke festuar lindjen e Jezu Krishtit.

Papa Françesku, kremtoi këtë të shtunë Meshën e Krishtlindjes. Lutjet e tij ishin për të gjithë besmitarët e krishterë në të gjithë botën, për të mbrojtur më mirë të pafajshmit e prekur nga lufta, migrimi dhe varfëria e skajshme. Gjithashtu, Papa Fançesku, uroi që ky të jetë viti i shpresës.

Mesha vjetore u mbajt në bazilikën e Shën Pjetrit. Vatikani ka qenë duke festuar Krishtlindjet gjatë gjithë javës

SHPËRNDAJE