UEFA/ Gjenevë, 12 qershor  -Shtëpia më e madhe e futbollit boteror FIFA dhe ajo evropèaine UEFA ka reaguar për vdekjen e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri. Ngushllim ju ehste derhguare gazetarit te vetem shiptare ne seline e UEFA-s ne Gjenevë  (Nyon) Nefail Maliqi, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Vokrrit, duke thënë se është krenar që kishte njohur Vokrrin, duke e quajtur njeri shembull për të gjithë.

“Fadili i kishte të gjitha, ai ishte njeri shembull i entuziazmit, energjisë dhe një udhëheqës i madh. Jam krenar që e kam njohur dhe kam punuar me të”,  ka shkruar ne fund Infantino.

Kujtojmë se ish-futbollisti i Partizanit të Beogradit, Nimes dhe Fenerbahces përpara luajti në Jugosllavi në nivel ndërkombëtar në vitet 1980, kurse u emërua lojtari më i mirë i vendit në vitin 1987.  I lindur në Prishtinë, ai filloi karrierën e tij duke luajtur në klubin e tij të lindjes ku fitoi një reputacion si një nga lojtarët më të mirë të dalluar nga Ballkani.

Kur ai ishe në krye të FFK-së, Kosova u bë shoqata e anëtare FIFA-s në 2016, në Kongresin e 66-të, shkruan FIFA

SHPËRNDAJE