Saherë që flasim për barazinë gjinore në vendin tonë, theks e hapsirë të vecantë nxë nevoja për ofrimin e mundësisë për femrat, madje një gjë e tillë kohëve të fundit ka filluar të jetë edhe si premtim elektoral saherë që ka zgjedhje politike në vend. E me sa duket, një problem të tillë nuk e ka edhe sporti konkretisht futbolli në Kosovë, kjo pasi që në Federatën e Futbollit të Kosovës si institucion më i lartë i futbollit në vend, janë të punësuara 15 gra profesioniste të cilat me përgjegjësi dhe nderë e kryejnë punën atje.

Në lidhje me këtë fakt, në një emision televiziv ka folur Alba Morina, udhëheqëse e dikasterit të PR-it në federatë, e cila duke folur për punën që bëhet atje, ka treguar se në ekipin e jashtëzakonshëm të federatës i cili punon si një trup i vetëm, shkëlqyeshëm janë të integruara edhe 15 gra puntore me përgjegjësi të ndryshme, por që bëjnë punë me kompetencë aty, e për këtë të arritur, Morina e ka falemnderuar presidentin e federatës, z. Agim Ademi i cili sipas sajë, jo vetëm në punësim që po i shtyen gratë të përparojnë, por me një përkushtim të madhë po e nxitë futbollin e femrave i cili sado që spo promovohet sa duhet, aty po bohet punë e madhe e që ftytet mund t’i vjelim shumë shpejt, ka thënë Morina.

SHPËRNDAJE