Facebook do të fillojë që t’iu kërkojë mbi 800 milionë përdoruesve të vet aktivë që të kalojnë në formatin e ri të profilit të njohur si Timeline, duke i bërë fotografitë, lidhjet, audiot dhe videot më të lehta për t’u gjetur nga e kaluara.
Timeline është një album me copa të ngjitura të një jete të tërë në Facebook, në krahasim me një pamje të cilën mund ta gjeni sot në faqen e profilit tuaj tradicional në rrjetin Facebook. Sapo të aktivizohet, Timeline e zëvendëson profilin e tanishëm.

Megjithëse disa njerëz tashmë kanë kaluar në mënyrë vullnetare tek Timeline, Facebook tani e ka bërë të detyrueshëm kalimin në këtë format të profilit.

Përdoruesit i kanë shtatë ditë për t’i pastruar profilet e tyre përpara se Timeline të aktivizohet automatikisht./pcworldalbanian

SHPËRNDAJE