Fabian Ruiz pranon se gjithmonë mendon të kthehet në Spanjë me Barcelonën dhe Real Madridin që thuhet se janë të interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

Reprezentuesi spanjoll ka qenë njëri nga lojtarët kryesor të Napolit që nga transferimi i tij nga Real Betisi në vitin 2018.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Ruiz të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madridi, klube të cilat nuk i refuzon për të ardhmen.

Një transferim te ndonjëra nga këto klube nuk është i pamundur pasi vet lojtari e ka lënë ‘derën e hapur’.

“Është gjithmonë mirë të dëgjosh për interesimin e këtyre klubeve për mua, kjo është e sigurt”, ka thënë fillimisht Ruiz.

“Për momentin, mendoj vetëm për Napolin, jam shumë rehat këtu dhe kemi sfida të mëdha përpara”.

“Ideja për t’u kthyer në Spanjë në të ardhmen është gjithmonë: është shtëpia ime”, përfundoi mesfushori spanjoll.

SHPËRNDAJE